risia e sylvinho s ne 2025 juljan shehu ne qender te merkatos lum ofertash per mesfushorin kuqezi 695640b4c82e3

Risia e Sylvinho-s në 2025, Juljan Shehu në qendër të merkatos, “lum” ofertash për mesfushorin kuqezi

January 1, 2026
1 minut lexim

Në 2025, risia e madhe e Sylvinho-s ishte Juljan Shehu, me mesfushorin kuqezi që jo vetëm debutoi, por arriti të rrëmbej një vend në formacion, u kthye në një titullar i paprekshëm. Ky vit i ri mund të sjell një ndryshim të madhe në karrierën e Juljan Shehut pasi falë paraqitjeve të tij të shkëlqyera në Poloni, Shehu ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha Evropiane.

Pak kohë më parë, mesfushori kuqezi rinovoi kontratën e tij me Widzew Łódź deri në 2028, por mediat polake kanë zbuluar një klauzolë të përfshirë në kontratën e tij që e lejon të largohet, madje që në janar, nëse për të vjen ndonjë ofertë nga një klub Evropian.

Fakt është që për Juljan Shehun këtë periudhë ka pasur interesim konkret nga ekipe si Panathinaikos në Greqi, Valencia në Spanjë, por edhe Sporting Kansas Siti në Amerikë. Sigurisht nuk do jetë e lehtë që Juljan Shehu të largohet gjatë merkatos së janarit pasi në mes është edhe Botërori, ndeshjet e fazës play-off, me mesfushorin kuqezi që kërkon fillimisht garanci sportive.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mbante arme pa leje arrestohet 29 vjecari ne kurbin 69564057d4b75
Lajmi i mëparshëm

Mbante armë pa leje, arrestohet 29-vjeçari në Kurbin

rreth 100 zyrtare publike te gjobitur per mosdeklarim te pasurise 695641be7d949
Lajmi i radhës

Rreth 100 zyrtarë publikë të gjobitur për mosdeklarim të pasurisë

Të fundit nga

ShkoLartë