rishikim i ndarjes territoriale mazniku reforma synon zgjidhje afatgjate per 30 40 vitet e ardhshme 69f0efd0db2d2

Rishikim i ndarjes territoriale/ Mazniku: Reforma synon zgjidhje afatgjatë për 30-40 vitet e ardhshme

April 28, 2026
1 minut lexim

Në Elbasan është zhvilluar një konsultë publike për reformën administrativo-territoriale, ku bashkëkryetari i komisionit, Arbjan Mazniku, ka folur për nevojën e një riorganizimi të ri të pushtetit vendor.

Ai ka kujtuar reformën e vitit 2014, kur 373 njësi vendore u bashkuan në 61 bashki.

Sipas tij, ky ndryshim ka ndihmuar në uljen e shpenzimeve për paga, rritjen e investimeve dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Mazniku ka thënë se tani është momenti për të diskutuar një fazë të re të kësaj reforme, me synim që bashkitë të jenë më funksionale dhe më pranë qytetarëve në jetën e përditshme, nga arsimi dhe shërbimet sociale, deri te zhvillimi urban.

Ai ka lidhur këtë proces edhe me integrimin europian, duke përmendur objektivin e mbylljes së negociatave në vitin 2027 dhe anëtarësimin në BE deri në 2030.

Sipas tij, kjo kërkon bashki më të forta, me më shumë kapacitete dhe standarde të njëjta me ato europiane.

Në përfundim, është vlerësuar se një debat i thellë mbi organizimin e territorit mund të sjellë një zgjidhje afatgjatë për 30–40 vitet e ardhshme.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

komiteti ushtarak i nato s viziton kfor in 69f0ef80b57ab
Lajmi i mëparshëm

Komiteti Ushtarak i NATO-s viziton KFOR-in

mbreti charles ne shba dalin pretendime per lidhje familjare me trumpin 69f0f01d41919
Lajmi i radhës

Mbreti Charles në SHBA – dalin pretendime për lidhje familjare me Trumpin!

Të fundit nga

Ariana Grande rikthehet me albumin e ri

Ariana Grande ka njoftuar zyrtarisht albumin e saj të tetë në studio, të titulluar “petal”, i cili pritet të publikohet më 31 korrik. Albumi i ri vjen si një projekt i bashkë-prodhuar
ShkoLartë