rinumerimi i votave mund te zgjase nga 12 deri ne 14 dite 6966d89e54050

Rinumërimi i votave mund të zgjasë nga 12 deri në 14 ditë

January 14, 2026
1 minut lexim

Rinumërimi i 914 vendvotimeve nga zgjedhjet e 28 dhjetorit pritet të zgjasë nga 12 deri në 14 ditë. Procesi po zhvillohet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), ku numërimi bëhet në 20 tavolina dhe brenda një dite planifikohet të rinumërohen mesatarisht rreth 80 kuti votimi, ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Në QNR tashmë ka nisur rinumërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ-ja ka marrë vendim për rinumërim në mbledhjes e së martës.

Në total, KQZ-ja ka vendosur të rinumërojë 914 vendvotime nga 2,557 sa ishin gjithsej në procesin e rregullt të votimit në zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor, që përbëjnë rreth 36 për qind të vendvotimeve.

Sipas vendimit të KQZ-së, në 10 komuna do të rinumërohen 100 për qind e vendvotimeve. Këto janë: Dragash, Kaçanik, Leposaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillugu. Ndërkohë, në 28 komuna të tjera do të rinumërohen nga 10 për qind e vendvotimeve: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë-Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin-Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

Ky vendim i KQZ-së vjen pas gjetjeve nga verifikimi i votave të kandidatëve për deputetë në 33 vendvotime, ku është konstatuar se votat e numëruara në Qendrat Komunale të Numërimit nuk përputhen me numrin e votave të evidentuara në fletëvotime.

KQZ-ja ka theksuar se rinumërimi i votave ka për qëllim garantimin e saktësisë dhe integritetit të procesit zgjedhor, duke synuar verifikimin e çdo vote dhe sigurimin që rezultati përfundimtar të pasqyrojë në mënyrë të drejtë dhe të besueshme vullnetin e qytetarëve.

Ky proces pritet ta vonojë shpalljen përfundimtare të rezultateve e më pas certifikimin e tyre.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

nje meteorit nga alaska zbulon origjinen e ujit ne toke 6966d86e3bdf0
Lajmi i mëparshëm

Një meteorit nga Alaska zbulon origjinën e ujit në Tokë

a eshte gjermania ende e rendesishme per amerikanet 6966d8b32e747
Lajmi i radhës

A është Gjermania ende e rëndësishme për amerikanët?

Të fundit nga

Putini shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën

Presidenti rus, Vladimir Putin ka njoftuar një armëpushim të përkohshëm me Ukrainë, sipas një deklarate zyrtare të Kremlinit. Ky vendim vjen pak pas festës Pashkëve. Sipas njoftimit, armëpushimi do të hyjë në fuqi në datën 11 prill
ShkoLartë