rikthim ne ky eshte plani qe diddy ka sapo te dale nga burgu 6894b5bd47d77

‘Rikthim në….’/ Ky është plani që Diddy ka sapo të dalë nga burgu

August 7, 2025
1 minut lexim

Diddy thuhet se po planifikon një rikthim, me një performancë të planifikuar në Madison Square Garden në New York City. Ekipi i tij ligjor, Mark Anifillo, i tha CBS Mornings se reperi dhe producenti muzikor 55-vjeçar dëshiron të kthehet në skenë.

“Ai do të kthehet në Madison Square Garden – dhe unë i thashë se do të jem atje,” tha Anifillo në një intervistë. Sipas tij, reperi gjithashtu shprehu dëshirën për t’u “kthyer te nëna e tij dhe njerëzit që e duan dhe e ndjejnë mungesën e tij”. Anifillo shtoi, “Mendoj se ai dëshiron të dalë nga burgu, të rilidhet me shtatë fëmijët e tij”.

Kur u pyet nga gazetari nëse Diddy ka folur me të për rikthimin në muzikë, avokati u përgjigj: “Jo – sinqerisht, nuk e ka – në rregull, një gjë që tha, tha se do të kthehet në Madison Square Garden “. Kur u pyet “Çfarë do të bëjë?” , Anifillo u përgjigj: “Mendoj se do të jetë në skenë, e kupton?”

Avokati i reperit komentoi për klientin e tij, ndër të tjera: “Mendoj se ai është një njeri që gjithmonë do të përpiqet të bëjë diçka të jashtëzakonshme, diçka kërkuese dhe provokuese”.

Diskutimi rreth planeve të ardhshme të reperit vjen në një kohë kur ekipi i tij ligjor ka filluar kontaktet me administratën e Presidentit Donald Trump, duke shqyrtuar mundësinë e një faljeje presidenciale.

Cobbs u shpall fajtor korrikun e kaluar për dy akuza që lidhen me transportimin e personave për qëllime imorale, por u lirua nga akuzat më të rënda që lidhen me formimin e një organizate kriminale dhe trafikimin e seksit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shpalosi flamurin e shqiperise se madhe ne ndeshjen shkendija qarabag maqedonia e denon dhe debon shtetasin gjerman 6894b4198b863
Lajmi i mëparshëm

Shpalosi flamurin e Shqipërisë së Madhe në ndeshjen Shkëndija – Qarabag, Maqedonia e dënon dhe dëbon shtetasin gjerman

aliu per pacientet e onkologjise hyrja ne parkingun e ri te klinikes do te jete falas 6894b9baad0e8
Lajmi i radhës

Aliu: Për pacientët e Onkologjisë hyrja në parkingun e ri të Klinikës do të jetë falas

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë