shpalosi flamurin e shqiperise se madhe ne ndeshjen shkendija qarabag maqedonia e denon dhe debon shtetasin gjerman 6894b4198b863

Shpalosi flamurin e Shqipërisë së Madhe në ndeshjen Shkëndija – Qarabag, Maqedonia e dënon dhe dëbon shtetasin gjerman

August 7, 2025
1 minut lexim

Prokuroria e Maqedonisë së Veriut njofton se me procedurë të përshpejtuar e ka proceduar një shtetas të Gjermanisë, i cili në ndeshjen në mes Shkëndijës dhe Qarabagut e ka shfaqur flamurin e Shqipërisë së Madhe me mbishkrimin “Autochthonous”

“Pas identifikimit dhe paraqitjes së kallëzimi penal nga ana e SPB Shkup, Prokuroria Themelore Publike Shkup, me procedurë urgjente, ndoqi penalisht një shtetas gjerman për vepër penale – nxitje e urrejtjes, përçarjes ose intolerancës në baza kombëtare, racore, fetare dhe të tjera”.

“Ai u akuzua sepse më 5 gusht, pak para ndeshjes së futbollit midis KF Shkëndija dhe KF Qarabagu, duke shfaqur dhe valëvitur flamurin e “Shqipërisë së Madhe” dhe me mbishkrimin “Autochthonous”, shkaktoi ndjenja urrejtjeje, përçarjeje dhe intolerance në bazë të përkatësisë etnike. Kjo u vu re nga oficerët e policisë, të cilët e privuan nga liria”.

“Bazuar në provat e siguruara në koordinim midis policisë dhe prokurorisë kompetente, Gjykata Themelore Penale Shkup menjëherë shpalli vendim me të cilin e shpalli të pandehurin fajtor dhe e dënoi me kusht prej dy vitesh burg, i cili nuk do të ekzekutohet nëse personi i dënuar nuk kryen një krim të ri në 5 vitet e ardhshme. Njëkohësisht, meqenëse ai është shtetas i huaj, Gjykata vendosi ta dëbojë atë dhe t’i ndalojë hyrjen në vend për pesë vitet e ardhshme”, thonë nga Prokuroria.

Ndërsa më tej shtojnë se MPB dhe Prokuroria Publike vazhdojnë të ndërmarrin aktivitete të koordinuara për të zbuluar dhe identifikuar autorët e krimeve të përhapjes së urrejtjes dhe intolerancës që lidhen me garat sportive.

“Menjëherë pas identifikimit të autorëve, ata do të procedohen në përputhje me kompetencat e Prokurorisë Publike”, thonë nga Prokuroria.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ukraina godet rafinerine e naftes ne rusi 6894b3a15baaa
Lajmi i mëparshëm

Ukraina godet rafinerinë e naftës në Rusi

rikthim ne ky eshte plani qe diddy ka sapo te dale nga burgu 6894b5bd47d77
Lajmi i radhës

‘Rikthim në….’/ Ky është plani që Diddy ka sapo të dalë nga burgu

Të fundit nga

LSDM kërkon raportin për ujin në Gostivar

LSDM akuzon pushtetin se, më shumë se pesë javë pas krizës shëndetësore në Gostivar, ende nuk ka asnjë përgjegjës për rastin e ujit të ndotur dhe rreth 5 mijë qytetarëve të hospitalizuar.
ShkoLartë