Rei Manaj nuk do të kthehet te Sivaspori. Menaxhmenti i klubit turk e ka konfirmuar këtë fakt.
“Nuk kemi pasur diskutime. Lajmet dhe thashethemet që janë përhapur nuk kanë baza.
Manaj nuk është në axhendën tonë”, u tha duke e mbyllur këtë diskutimin.
Gjithçka lindi nga një faqe e rremë në rrjetet sociale, që mbante emrin e Rei Manajt. Ky i fundit vetë ka pohuar se profili në fjalë nuk menaxhohet prej tij.
Tifozët e Sivasporit ëndërruan për një moment. Në fund rezulton se opsioni i rikthimit nuk po mendohet.
Burimi: botasot.info


