rikthehet sembene 69b694e65827c

Rikthehet Sembene

March 15, 2026
1 minut lexim

Partizani kërkon ta nisë me “këmbë të mmbarë” edhe fazën e katërt dhe finale të Kategorisë Superiore, teksa të kuqtë do të zbresin në fushë sot duke nisur nga ora 15:00, në transfertë kundër Vorës.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Oltijon Kërnaja kërkon vazhdimësinë e rezultateve pozitive teksa Partizani vjen në këtë ndeshje nga pesë fitore radhazi, ndërsa kryeqytetasit aktualisht janë në zonën e “Final Four” dhe kërkojnë të ruajnë me çdo kusht pozitat e tyre në tabelën e klasifikimit.

Sa i takon formacionit që do të zbresë në fushë për ndeshjen me Vorën, lajmi i mirë në kampin e 17-herë Kampionëve të Shqipërisë është rikthimi në fushë pas pezullimit i mbrojtësit Saliu Sembene që do të ofrojë më tepër garanci në repartin e mbrojtjes, ndërsa ky rikthim i senegalezit do t’i japë mundësinë edhe Atanaskoskit që të marrë në fushë rolin e tij natyral, atë të mbrojtësit të majtë.

Sakaq, mbetet për t’u parë në lidhje me gjendjen e Kamer Qakës në mesfushë, teksa nëse ish-mesfushori i kombëtares nuk do të jetë gati, atëherë pritet që nga minuta e parë të startojë Valentino Murataj që ka ditur të bëjë shumë mirë në të gjitha ndeshjet që është aktivizuar. Sakaq, ka dilema edhe në sulm duke qenë se Isgandarli po ashtu hasi probleme dhe mungoi ndaj Dinamos.

Edhe pse azeri, por edhe Skuka janë stërvitur me skuadrën, sërish mbeten dilemat nëse do të rrezikohen për të startuar nga fillimi si pjesë e 11-shes titullar, teksa trajneri Kërnaja ka treguar se mund të përshtasë dhe të surprizojë në formacion edhe duke aktivizuar lojtarë të tjerë nga titullarët e zakonshëm e sërish të marrë rezultatin që kërkon..

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ky trend pranveror qe veshi kendall jenner do tu jape jete edhe rrobave me te merzitshme 69b68e5483fdb
Lajmi i mëparshëm

Ky trend pranveror që veshi Kendall Jenner do t’u japë jetë edhe rrobave më të mërzitshme!

dy te mitura perdhunohen nga nje grup djemsh 17 vjecarja tregon momentet e tmerrit 69b6955c9abe7
Lajmi i radhës

Dy të mitura përdhunohen nga një grup djemsh, 17-vjeçarja tregon momentet e tmerrit

Të fundit nga

ShkoLartë