rikthehet ne stervitje me real madridin pas gjashte muajsh mungese 68ee8ab49febf

Rikthehet në stërvitje me Real Madridin pas gjashtë muajsh mungesë

October 14, 2025
1 minut lexim

Lajm i mirë për Real Madridin: mbrojtësi francez, Ferland Mendy, është rikthyer në stërvitje me skuadrën për herë të parë pas gjashtë muajsh mungesë.

Pas një dëmtimi të rëndë muskulor të pësuar në muajin prill, Mendy ka kryer më në fund seancën e parë stërvitore me grupin, duke shënuar një hap të madh drejt rikthimit në fushë.

Sipas gazetarit Mario Cortegana, Mendy pritet të jetë plotësisht gati për ndeshjen e madhe kundër Barcelonës në “El Clásico”, që do të zhvillohet më vonë këtë muaj.

Ky rikthim i shumëpritur mund të ndikojë në rotacionin e mbrojtjes së majtë të skuadrës “merengues”, ku Fran García dhe Álvaro Carreras kanë ndarë minutat gjatë mungesës së francezit.

Për Xabi Alonson, rikthimi i Mendy-t përfaqëson një forcim të rëndësishëm në prapavijë, duke shtuar përvojë dhe stabilitet në mbrojtje për ndeshjet vendimtare që e presin Real Madridin në kampionat dhe Ligën e Kampionëve.

Pas gjashtë muajsh pritjeje, Ferland Mendy është sërish në fushë dhe shumë afër rikthimit zyrtar në lojë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ka nisur spak hetim per aruben dumani i pergjigjet deputetes se pd nuk e njoh si ceshtje 68ee8a58b92d8
Lajmi i mëparshëm

Ka nisur SPAK hetim për ‘Arubën’? Dumani i përgjigjet deputetes së PD: Nuk e njoh si çështje

rritet sasia e mbeturinave te trajtuara ne kosove gjate vitit 2024 68ee8ac1b55c3
Lajmi i radhës

Rritet sasia e mbeturinave të trajtuara në Kosovë gjatë vitit 2024

Të fundit nga

Gazeta Bota sot ju uron Vitin e Ri 2026!

Ndërsa hyjmë në një vit të ri, duam t’ju falënderojmë nga zemra që na zgjodhët për t’u informuar dhe për të qëndruar pranë nesh edhe gjatë këtij viti që lamë pas –
ShkoLartë