rikthehen fluturimet rregullohet defekti ne softueret e airbus 692b85346814d

Rikthehen fluturimet, rregullohet defekti në softueret e “Airbus”

November 30, 2025
1 minut lexim

Mijëra avionë “Airbus” po kthehen gradualisht në shërbimin normal pasi u detyruan të qëndronin në tokë për disa orë për shkak të një paralajmërimi se rrezatimi diellor mund të ndërhyjë në kompjuterët e kontrollit të fluturimit.

Gjigandi i hapësirës ajrore, me seli në Francë, tha më herët se rreth 6 mijë avionë A320 ishin prekur nga problemi, ku shumica kërkonin një përditësim të shpejtë të softuerit, ndërsa në rreth 900 avionë më të vjetër duhej të zëvendësonin kompjuterët e tyre në bord.

Ministri francez i Transportit, Philippe Tabarot, tha se përditësimet shkuan shumë mirë për më shumë se 5 mijë mjete ajrore. “Më pak se 100 avionë janë në pritje të përditësimit të softuerit”– bëri me dije ai, duke cituar kompaninë Airbus.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Guillaume Faury, kërkoi falje për “vonesat dhe sfidat logjistike” që nga e premtja, ndërsa siguroi se ekipet e tyre po punojnë pa ndërprerje për të siguruar që përditësimet të bëhen sa më shpejt të jetë e mundur.

Në Francë, “Air France” u përball me vonesa dhe anulime fluturimesh në aeroportin “Charles de Gaulle”. Në Britani të Madhe, aeroporti “Gatwick” raportoi disa probleme. Në SHBA, “American Airlines” tha se 340 nga avionët e saj ishin prekur, duke paralajmëruar për vonesa. Në Australi, “Jetstar” anuloi 90 fluturime dhe paralajmëroi se ndërprerjet do të vazhdonin gjatë fundjavës.

Problemi fillimisht u identifikua tek një avion “JetBlue”. Mjeti ajror pësoi një humbje të papritur të lartësisë gjatë një fluturimi në tetor, duke e detyruar të bëjë ulje emergjente, ndërsa 15 pasagjerë u plagosën. Pas atij incidenti  hetimet zbuluan një defekt në softuerin që llogarit lartësinë e avionit, pasi në lartësi të mëdha, rrezatimi intensiv diellor mund të dëmtonte të dhënat e kompjuterit të fluturimit. Përveç avionëve A320, u prekën gjithashtu modelet A318, A319 dhe A321.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vdes ish ushtari i ushtrise clirimtare te kosoves shefki gerbeshi 692b8422b7196
Lajmi i mëparshëm

Vdes ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shefki Gërbeshi

tjeter hap per paqe me rusine ekipi ukrainas niset drejt shba se per negociatat e reja 692b86ea1fe1d
Lajmi i radhës

Tjetër hap për paqe me Rusinë, ekipi ukrainas niset drejt SHBA-së për negociatat e reja

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë