Sipas informacioneve jozyrtare të TV24, në Qeverinë e drejtuar nga kryeministri Hristijan Mickoski po përmenden ndryshime të mundshme në disa resorë ministrorë.
Sipas këtyre burimeve, seriozisht po shqyrtohet largimi i ministrit të Sportit, Borko Ristovski, dhe ministrit të Kulturës, Zoran Ljutkov.
Nuk përjashtohet as mundësia e shkëmbimit të resorëve. Sipas spekulimeve, Ministria e Shëndetësisë mund t’i kalojë kuadrove të VMRO-DPMNE-së, ndërsa ministri aktual i Shëndetësisë, Azir Aliu, mund të marrë një post tjetër qeveritar. Në këtë kontekst përmendet edhe emri i Azir Aliu, i cili mund të udhëheq detyrën e zv.kryeministrit për qeverisje të mirë.
TV24 raporton gjithashtu se nuk do të ishte befasi nëse nga posti i ministrit të Bujqësisë largohet edhe Cvetan Tripunovski, me arsyetimin e përmendur të shkaqeve personale.
Për momentin bëhet fjalë vetëm për informacione jozyrtare, ndërsa vendimi përfundimtar për një rindërtim të mundshëm të Qeverisë ende nuk është marrë.
Burimi: lajmpress.org



