rihanna shfaq barkun e saj te rrumbullakosur ne los angeles 68ad89d23e6b1

Rihanna shfaq barkun e saj të rrumbullakosur në Los Angeles

August 26, 2025
1 minut lexim

Rihanna u shfaq të hënën në Los Angeles me barkun e rritur, duke treguar se është në pritje të fëmijës së tretë me partnerin e saj, ASAP Rocky.

Bukuroshja 37-vjeçare veshi një këmishë të bardhë me mëngë të gjata dhe pantallona të gjera bardh e zi me vija vertikale, të kombinuara me sandale FENTY x PUMA dhe aksesorë të artë.

Ajo i mbante flokët kaçurrela gjysmë lart, gjysmë poshtë dhe syze dielli sportive, ndërsa fytyrën e kishte të grimuar me produkte nga linja e saj Fenty Beauty, shkruan DailyMail.

Image

Rihanna

Rihanna ishte shoqëruar nga nëna e saj, Monica, dhe dy djemtë e saj, RZA 3 vjeç dhe Riot 2 vjeç. Ajo njoftoi shtatzëninë në Met Gala, duke treguar barkun e saj në tre pamje të ndryshme dhe duke veshur një fustan të personalizuar të frymëzuar nga Marc Jacobs.

Më vonë, për një festë të organizuar nga ASAP, ajo veshi një veshje të zezë që zbulonte barkun e saj.

Image

Rihanna

Në intervista të mëparshme, Rihanna ka folur për sfidat e nënës dhe ndjenjën e fajit që ndonjëherë shoqëron çdo vendim për fëmijët e saj.

Ajo ka treguar gjithashtu se ndihet e lumtur duke parë partnerin të bëhet baba për dy djemtë e tyre dhe se është e dashuruar me modën, edhe gjatë shtatzënisë. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ikshpk vaksinimi i femijeve i domosdoshem para fillimit te vitit shkollor dhe parashkollor 68ad88af9cffe
Lajmi i mëparshëm

IKSHPK: Vaksinimi i fëmijëve i domosdoshëm para fillimit të vitit shkollor dhe parashkollor

kshpk dhe prokuroria konstatuan nuk ka parregullsi ne organizimin e samitit te osbe se ne shkup 68ad8df1b73ef
Lajmi i radhës

KShPK dhe Prokuroria konstatuan: Nuk ka parregullsi në organizimin e Samitit të OSBE-së në Shkup

Të fundit nga

ShkoLartë