rihanna mahnit me set te ri savage x fenty ndersa pret femijen e trete 685f18abb774d

Rihanna mahnit me set të ri Savage X Fenty, ndërsa pret fëmijën e tretë

June 28, 2025
1 minut lexim

Rihanna ka shkëlqyer sërish me paraqitjen e saj të fundit në një set fotografik për linjën e saj të të brendshmeve, Savage X Fenty.

E veshur me reçipeta dhe të brendshme prej dantelle në ngjyrë vjollcë, këngëtarja 37-vjeçare u shfaq e shtrirë në një shtrat luksoz, me flokë voluminozë dhe taka stiletto metalike.

Edhe pse është në pritje të fëmijës së saj të tretë me partnerin ASAP Rocky, Rihanna e fshehu me zgjuarsi barkun e shtatzënisë, shkruan DailyMail.

Image

Rihanna

Postimi në Instagramin zyrtar të markës u shoqërua me përshkrimin: “E zeza pati momentin e saj. Tani është radha e Purple”.

Këngëtarja, e cila është nënë e dy djemve të vegjël, konfirmoi shtatzëninë në Met Gala këtë maj. Megjithatë, ajo ka siguruar fansat se muzika e re është ende në proces.

Image

Rihanna

Albumi i shumëpritur “R9” nuk do të vonohet shumë, ndonëse Rihanna thekson se nuk do të jetë i zakonshëm apo komercial, por diçka që reflekton evolucionin e saj artistik.

Së fundmi, ajo ka publikuar këngën “Friend of Mine”, nga filmi i animuar The Smurfs, ku ajo gjithashtu luan rolin e Smurfette.

Edhe pse kënga debutoi më poshtë në renditje, Rihanna mbetet e përqendruar në artin dhe vizionin e saj të ri muzikor.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mbyllet qebaptorja ne prishtine dyshohet se aty u helmuan rreth 30 persona 685f177fcb769
Lajmi i mëparshëm

Mbyllet qebaptorja në Prishtinë, dyshohet se aty u helmuan rreth 30 persona

demolli synon fitore dhe rekord ne kulla 2025 685f2ba796e54
Lajmi i radhës

Demolli synon fitore dhe rekord në “Kulla 2025”

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë