rifati ngre alarmin per mosbesimin e klubeve te basketbollit tek trajneret vendore 69708297aa80d

​Rifati ngre alarmin për mosbesimin e klubeve të basketbollit tek trajnerët vendorë

January 21, 2026
1 minut lexim

Trajneri i basketbollit Arbnor Rifati ka reaguar publikisht përmes një statusi kritik, duke ngritur shqetësimin për mungesën e besimit që klubet e Superligës së Kosovës po u japin trajnerëve vendorë. Ai thekson se ky fenomen po përsëritet vazhdimisht dhe po dëmton seriozisht zhvillimin e basketbollit kosovar, duke sjellë shembuj konkretë të vendimmarrjeve që i konsideron të gabuara.

Rifati përmend rastin e G.E. Yllit, ku sipas tij u emërua një trajner i huaj që kishte dështuar sezonin e kaluar, duke u anashkaluar një trajner vendas që kishte regjistruar katër fitore radhazi. Po ashtu, ai ndalet te Rahoveci 029, ku trajneri vendor u shkarkua pavarësisht tejkalimit të objektivave, për t’u zëvendësuar me një trajner të huaj që, sipas Rifatit, nuk justifikoi besimin. Si shembull pozitiv, ai veçon Vëllaznimin që i ka besuar trajnerit Selimi, si dhe punën e mirë të KB Trepçës dhe KB Bashkimit, me investime të qëndrueshme në skuadra dhe trajnerë të dëshmuar, duke vlerësuar veçanërisht trajnerin Adis Beqiragić.

Në reagimin e tij, Rifati ngre edhe një krahasim të drejtpërdrejtë, duke theksuar se nëse një trajner kosovar do të kishte pasur rezultatet negative që po i shënohen trajnerit aktual të Prishtinës, kritikat do të kishin qenë shumë më të ashpra. Ai rikujton sukseset e trajnerëve vendorë, si fitimi i BIBL nga Albert Sylejmani me Sigal Prishtinën, duke theksuar se Kosova ka trajnerë të aftë dhe me dije.

Sipas tij, problemi nuk është mungesa e cilësisë, por mungesa e besimit dhe orientimi i gabuar drejt “eksperimenteve”, një temë që është trajtuar edhe më herët nga KosovaPress në analizën për lënien në hije të trajnerëve kosovarë dhe besimin e elitës së basketbollit vetëm te trajnerët e huaj.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

101 vjet me pare shqiperia eshte shpallur republike 6970823464a41
Lajmi i mëparshëm

​101 vjet më parë Shqipëria është shpallur Republikë

zbardhet kukesi qyteti perfshihet nga reshje te dendura te debores ulje temperaturash ne te gjithe qarkun 697083441e444
Lajmi i radhës

“Zbardhet” Kukësi, qyteti përfshihet nga reshje të dendura të dëborës, ulje temperaturash në të gjithë qarkun

Të fundit nga

Këto ngjarje zhvillohen të hënën

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ku janë paraparë deklaratat përmbyllëse. (Hagë, 09:00-16:30) Vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme plenare për shqyrtimin e parë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin

Jules Kounde me valixhe në duar

Me një rënie të ndjeshme të formës, por edhe të përplasjeve të vazhdueshme me Hansi Flick për shkak të sjelljeve të tij jashtë fushës së lojës, Jules Kounde duket se do të
ShkoLartë