republika ceke vendi i pare ne be qe kufizon hyrjen e diplomateve ruse 68dc1cc72735b

Republika Çeke vendi i parë në BE që kufizon hyrjen e diplomatëve rusë

September 30, 2025
1 minut lexim

Qeveria çeke njoftoi sot se synon të japë shembull duke u bërë vendi i parë i BE-së që kufizon hyrjen për qytetarët rusë me pasaporta diplomatike ose viza biznesi – duke theksuar se do të bëhet për arsye sigurie.



Kjo masë do të zbatohet në aeroportet e vendit. Qytetarëve rusë të akredituar në ambasadën në Pragë do t’u lejohet ende hyrja, tha Ministria e Jashtme çeke.

BE-ja po shqyrton vendosjen e kufizimeve të rrepta në udhëtimin për diplomatët rusë brenda zonës Shengen.

“Ne jemi të vetmit që e bëjmë këtë sot”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme çeke, Daniel Drake, i cili beson se kjo “duhet të frymëzojë vendet e tjera dhe të plotësojë sanksionet e ardhshme evropiane”.

“Nuk është ideale”, u tha gazetarëve Ministri i Jashtëm Jan Lipavsky, por “do ta zgjidhë problemin tonë të sigurisë, sepse rrjeti diplomatik rus strehon agjentë që e vënë atë në rrezik”.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ultimatumi i trump per paqen ne gaza hamas i pergjigjet presidentit amerikan po injoron popullin palestinez 68dc188ced3bb
Lajmi i mëparshëm

Ultimatumi i Trump për paqen në Gaza, Hamas i përgjigjet Presidentit amerikan: Po injoron popullin palestinez

komuna e podujeves spagoi kompensimet per demet nga vershimet 68dc1db19285b
Lajmi i radhës

Komuna e Podujevës s’pagoi kompensimet për dëmet nga vërshimet

Të fundit nga

ShkoLartë