Hendbollisti i kombëtares së Kosovës, Olsi Mulaj, pati paraqitje të mirë në elitën e hendbollit francez.
Ai u paraqit për Istres Provence, që pësoi humbje në udhëtim me rezultat 33:28 nga Montpellier, në kuadër të javës së 17-të.
Sipas faqes zyrtare franceze “lnh.fr”, Mulaj realizoi dy gola nga katër gjuajtje.
Montpellier renditet në vendin e tretë me 27 pikë, ndërsa Istres është i fundit (i 16-ti) me 5 pikë të grumbulluara.
Burimi: botasot.info


