renia e temperaturave rrit ndotjen e ajrit ne kosove 6914e26096623

Rënia e temperaturave, rrit ndotjen e ajrit në Kosovë

November 12, 2025
min lexim

Me rënien e temperaturave në Kosovë, situata e ndotjes së ajrit përkeqësohet edhe më shumë. Kjo si pasojë e përdorimit të lëndëve djegëse për ngrohje, shpeshherë të dëmshme për mjedisin. Po ashtu nga transporti, termocentralet e faktorë të ndryshëm, thonë ekspertë të cilësisë së ajrit.

Çdo vit, gjatë stinës së vjeshtës dhe të dimrit, Kosova përballet me nivele të larta të ndotjes së ajrit.

Temperaturat e ulëta dhe nevoja për ngrohje bëjnë që qytetarët të përdorin lëndë djegëse të ndryshme, shpesh të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin.

Kështu thotë specialisti për cilësinë e ajrit, Shkumbin Shala. Ai thekson se ndër faktorët kryesorë ndotës llogariten përdorimi i qymyrit, trafiku i dendur, termocentralet e faktorë të tjerë.

“Kemi hyrë në periudhën kur parametrat kalojnë mbi vlerat e lejuara. Pikërisht edhe këto ditë kishim tejkalim të vlerave standarde sa i përket indeksit të cilësisë së ajrit, por jo si mesatare ditore. Faktorët janë antropogjenë dhe natyrorë. Ne kemi tash lagështi të madhe të ajrit dhe ulje të temperaturave, presion atmosferik, dhe të gjithë këta parametra kombinohen me faktorë që lirohen qoftë nga termocentralet, trafiku apo ekonomitë familjare”, tha Shkumbin Shala, specialist për cilësinë e ajrit.

Shala shton se kjo situatë përkeqësohet edhe nga kushtet meteorologjike që kufizojnë qarkullimin e ajrit.

“Ulja e temperaturave, prania e lagështisë dhe kombinimi që në mbrëmje dhe mëngjes shoqërohet me mjegull, si dhe mungesa e erërave, bën që të gjitha ndotjet të lirohen nga faktorët që u përmendën dhe bën që ajo ndotje të koncentrohet në sipërfaqen e tokës ndotje që regjistrohet si tejkalim i vlerave normale”, shtoi Shala.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike thekson se ndotja e ajrit konsiderohet rrezik i madh për shëndetin, veçanërisht për grupet e ndjeshme si fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes.

Të dhënat e OBSh-së tregojnë se ndotja e ajrit shkakton rreth 500.000 vdekje të parakohshme çdo vit në mbarë botën.

Megjithatë, sipas OBSh-së për Evropën, ndikimet shëndetësore të ndotjes së ajrit në Kosovë janë ulur ndjeshëm ndërmjet viteve 2005 dhe 2024, kryesisht si rezultat i përmirësimit të cilësisë së ajrit dhe masave të marra në sektorë të ndryshëm.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gati ndodhi cudia ne gjermani trepca frikesoi rivalin 6914e25380206
Lajmi i mëparshëm

Gati ndodhi çudia në Gjermani – Trepça frikësoi rivalin!

emerim pa gare ne krye te arsimit besniket e ministrave arta dollani mori drejtimin e arsimit parauniversitar pa konkurrence 6914e30307966
Lajmi i radhës

Emërim pa garë në krye të arsimit/ Besnikët e ministrave, Arta Dollani mori drejtimin e arsimit parauniversitar pa konkurrencë

Të fundit nga

ShkoLartë