Mbrëmja e kësaj të diele është shoqëruar me një fluks të madh automjetesh në dalje të qytetit të Vlorës, duke shkaktuar trafik të rënduar.
Qindra automjete, me pushues vendas dhe të huaj që kishin zgjedhur Vlorën dhe bregdetin e jugut për të kaluar fundjavën, janë nisur drejt kthimit, duke krijuar radhë të gjata automjetesh.
Temperaturat e larta dhe fundjava e ngarkuar turistike kanë dërguat një numër të konsiderueshëm vizitorësh në jug të vendit,
Ndërsa, kthimi masiv i tyre gjatë orëve të mbrëmjes ka rënduar ndjeshëm qarkullimin në një prej akseve kryesore hyrëse dhe dalëse të Vlorës.
Burimi: botasot.info


