remi serish insiston per koalicion qeverises vv pdk 6abaa8930774c

Remi sërish insiston për koalicion qeverisës VV-PDK

September 28, 2026
1 minut lexim

Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa-Remi po insiston në arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje mes VV-së dhe PDK-së.

Në këtë moment të rëndësishëm, Kosovës, sipas tij, i duhet një marrëveshje e madhe politike që sjell unitet, qartësi dhe drejtim shtetëror.

“Prandaj, VV, PDK dhe partitë e tjera mund të hapin dialogun për një marrëveshje të përbashkët, të ndërtuar mbi interesat themelore të Republikës”, ka shkruar ndër të tjera Remi.

Postimi i plotë:

KOALICION I MADH PËR KOSOVËN, VV / PDK

Në këtë moment të rëndësishëm, Kosovës i duhet një marrëveshje e madhe politike që sjell unitet, qartësi dhe drejtim shtetëror.

Prandaj, VV, PDK dhe partitë e tjera mund të hapin dialogun për një marrëveshje të përbashkët, të ndërtuar mbi interesat themelore të Republikës.

Tri shtylla duhet ta udhëheqin këtë angazhim:

UNITET POLITIK DHE QETËSIM I BRENDSHËM

Bashkërendim i forcave politike dhe shoqërisë civile rreth interesit shtetëror, duke krijuar një klimë bashkëpunimi dhe përgjegjësie.

MBËSHTETJE JURIDIKE

Forcim i ekipeve mbrojtëse dhe sigurim i mbështetjes së nevojshme juridike për proceset e mëtejshme, me standarde të barabarta të drejtësisë.

ANGAZHIM DIPLOMATIK

Një veprim i koordinuar ndërkombëtar për të paraqitur me argumente historinë e Kosovës dhe UÇK-së dhe për të avancuar interesat e Republikës.

Mbi të gjitha, forcimi i partneritetit strategjik me SHBA-në dhe Perëndimin duhet të jetë orientimi i përbashkët.

Ky nuk është vetëm një bashkim rreth një momenti.

Është një mundësi për të ndërtuar një marrëveshje politike me përgjegjësi, objektiva dhe drejtim të qartë për Kosovën.

VV, PDK dhe partitë e tjera: një tryezë e përbashkët, një marrëveshje e qartë, një drejtim shtetëror.

KOALICION I MADH PËR KOSOVËN.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lidhja shqiptare lsh e seles terhiqet nga gara ne bervenice ne balotazh te gjithe pas kandidatit shqiptar 6aba920e76ed1
Lajmi i mëparshëm

Lidhja Shqiptare (LSH) e Selës tërhiqet nga gara në Bërvenicë: Në balotazh, të gjithë pas kandidatit shqiptar

ps rrezon harten e pd propozimi per ndarjen territoriale me 100 bashki nuk u miratua ne kuvend nga mazhoranca 6abaa9116350a
Lajmi i radhës

PS rrëzon “hartën” e PD, propozimi për ndarjen territoriale me 100 bashki nuk u miratua në Kuvend nga mazhoranca

Të fundit nga

ShkoLartë