Harta e demokratëve që ndan vendin në 100 bashki hasi në kundërshtimin e parë në Kuvend.
Opozita kërkoi që drafti i saj të ecte paralelisht me nismën e socialistëve, por për mazhorancën një akt i tillë zvarrit procesin, duke bërë që harta territoriale të mos zbatohet në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Pas projektit të socialistëve që ndan vendin në 46 bashki, demokratët shohin kalkulime elektorale.
Ndonëse mazhoranca refuzoi që nismat të ecnin paralelisht, demokratët nuk braktisën komisionin, por morën pjesë në seancën dëgjimore me përfaqësues të Kryeministrisë, që mbrojtën hartën me 46 bashki, si dhe përfaqësues të shoqatave të bashkive.
Burimi: botasot.info


