rekordmeni guardiola 69c07846b1487

Rekordmeni Guardiola

March 23, 2026
1 minut lexim

Trajneri spanjoll Pep Guardiola ka arritur një tjetër moment historik në karrierën e tij të jashtëzakonshme, duke regjistruar titullin e 40-të si trajner.

Suksesi i fundit erdhi pasi Manchester City triumfoi në finalen e EFL Cup ndaj Arsenal me rezultatin e pastër 2:0, duke shtuar një tjetër trofe në koleksionin e pasur të teknikut katalanas.

Guardiola i ka shpërndarë këto 40 trofe në disa prej klubeve më të mëdha që ka drejtuar gjatë karrierës së tij, përfshirë Barcelona, Bayern Munich dhe Manchester City.

Titujt përfshijnë kampionate vendase, si dhe kompeticione prestigjioze kontinentale dhe ndërkombëtare.

Veçanërisht me Manchester Cityn, Guardiola ka ndërtuar një dominim të qartë në futbollin anglez dhe më gjerë. Nën drejtimin e tij, “Qytetarët” kanë fituar 6 herë Premier League, 2 herë FA Cup, 5 herë Kupën e Ligës, si dhe 3 herë Community Shield. Në arenën ndërkombëtare, ai ka siguruar edhe UEFA Champions League, UEFA Super Cup dhe FIFA Club Ëorld Cup nga një herë.

Ky rekord i ri e konsolidon edhe më tej pozitën e Guardiolës si një nga trajnerët më të mëdhenj në historinë e futbollit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

pse fansat e justin bieber nuk i afrohen atij kur e shohin ne publik 69c0717ab8622
Lajmi i mëparshëm

Pse fansat e Justin Bieber nuk i afrohen atij kur e shohin në publik?

kallas e be se zhvillon bisedime me iranin dhe fuqite rajonale mbi krizen e hormuzit 69c07882a31ca
Lajmi i radhës

Kallas e BE-së zhvillon bisedime me Iranin dhe fuqitë rajonale mbi krizën e Hormuzit

Të fundit nga

ShkoLartë