reklamonin sherbimet e prostitucionit ne rrjete sociale zbulohen dy apartamentet e marre me qira ne pranga tutoria dhe vajzat nga brazili 6a9a7876908a9

Reklamonin shërbimet e prostitucionit në rrjete sociale, zbulohen dy apartamentet e marrë me qira, në pranga tutoria dhe vajzat nga Brazili

September 4, 2026
1 minut lexim

Dy raste të reklamimit në rrjete sociale, të ushtrimit të prostitucionit, janë zbuluar në kryeqytet.

Policia ka arrestuar 2 shtetase braziliane dhe kolumbiane, për ushtrim të prostitucionit. Po ashtu në pranga ka rënë edhe tutoria 46-vjeçare që shfrytëzonte shtetasen braziliane.

“L. S., 46 vjeçe dhe T. S., 21 vjeçe (te dyja nga Brazili), pasi dyshohet se 46-vjeçarja shfrytëzonte shtetasen T. S., për të ushtruar prostitucion, në një apartament të marrë me qira, në rrugën “Abdyl Frashëri”, ku u gjetën 6 celularë, të cilët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

-M. V., 23 vjeçe (shtetase kolumbiane), pasi dyshohet se kishte marrë me qira një apartament në rrugën “Hamdi Sulcebe”, për të ushtruar prostitucion”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

motra e milan vukashinoviqit ne plagosjen e tij ishte i perfshire bashkepunetori i radoiciqit 6a9a77f623991
Lajmi i mëparshëm

​Motra e Milan Vukashinoviqit: Në plagosjen e tij ishte i përfshirë bashkëpunëtori i Radoiçiqit

ukraina optimiste per miratimin e projektligjit amerikan per sanksione ndaj rusise 6a9a78d326257
Lajmi i radhës

Ukraina optimiste për miratimin e projektligjit amerikan për sanksione ndaj Rusisë

Të fundit nga

ShkoLartë