regi lushkja transferohet ne kampionatin iranian 68a70554b571c

Regi Lushkja transferohet në kampionatin iranian

August 21, 2025
1 minut lexim

Mesfushori Regi Lushkja do të vazhdojë karrierën e tij në kampionatin iranian.

Klubi kampion i Shqipërisë, Egnatia, ka konfirmuar se ka arritur marrëveshjen me ekipin Traktor, skuadër ku në të kaluarën kanë luajtur edhe futbollistët shqiptarë Sokol Cikalleshi dhe Ditmar Bicaj.

Në Iran, Lushkja do të ketë përballë edhe një tjetër futbollist shqiptar, Jasir Asanin, i cili aktivizohet me ekipin e Esteghlal.

Mesfushori 28-vjeçar ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm në sukseset e Egnatias gjatë sezonit të kaluar, ku ekipi nga Rrogozhina shkroi historinë duke fituar kampionatin. Klubi vijon të jetë aktiv në merkato, si në afrime, ashtu edhe në largime, teksa përgatitet për sezonin e ri.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

e rende ne bulqize gjendet pa shenja jete nje 33 vjecar dyshohet se 68a704f65cca9
Lajmi i mëparshëm

E rëndë në Bulqizë! Gjendet pa shenja jete një 33-vjeçar, dyshohet se…

prinderit kolumbiane emerojne vajzen chat yipiti sipas chatgpt 68a7056139167
Lajmi i radhës

Prindërit kolumbianë emërojnë vajzën “Chat Yipiti” sipas ChatGPT

Të fundit nga

ShkoLartë