refuzimi i dy iniciativave cakolli vendimi i kqz se do te rrezohet nga pzap ose supremja 68a0de7cd8acb

​Refuzimi i dy iniciativave, Cakolli: Vendimi i KQZ-së do të rrëzohet nga PZAP ose Supremja

August 16, 2025
min lexim

KQZ ka refuzuar dy iniciativa për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale “Lidhja për Prishtinën” dhe “Lëvizja për Bashkimin e Shqiptarëve”.

Kjo me arsyetimin se emri i ngjan një slogani të përdorur dikur ose pasi ka një gabim drejtshkrimor.

Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se të dyja këto iniciativa kanë 48 orë afat për t’u ankuar në PZAP e më pas në Gjykatën Supreme.

“Dhe e drejta është në anën e tyre. Nëse dokumentet dorëzohen dhe kushtet ligjore plotësohen – që është vlerësimi profesional i Zyrës – certifikimi nuk është çështje vullneti, por detyrim. Vendimet e KQZ-së për të ndaluar një subjekt pse emri i ngjan një slogani të përdorur dikur ose pse ka një gabim drejtshkrimor nuk kanë asnjë bazë. Pretendimi për slogane të dikurshme është absurd, sepse asnjë parti nuk ka monopolin e përhershëm mbi fjalë që i ka përdorur në një fushatë të kaluar”, ka shkruar Cakolli në Facebook.

Ligji njeh kufizim mbi emrat, vetëm kur ata janë identikë ose aq të ngjashëm sa të ngatërrojnë votuesit, dhe as slogani i përdorur dikur nga një parti, as një gabim drejtshkrimor nuk shkaktojnë ngatërrim, transmeton kp.

Për më tepër, Cakolli kujton se as vetë “ngjashmëritë” në emër s’mund të jenë arsye për përjashtim, përndryshe nuk do të kishin qenë “Lidhja Demokratike e Kosovës” dhe “Lidhja Demokratike e Dardanisë” në të njëjtën kohë, e as katër parti që emrin e nisin me “Partia Demokratike e…”, e as dhjetëra nisma që përdorin fjalën “Lëvizja”.

“Jurisprudenca e PZAP-it dhe Gjykatës Supreme në çështje të tilla është tejet e qëndrueshme. Sa herë që KQZ-ja ka dalë përtej këtij standardi, vendimet e saj janë rrëzuar. Një trup i përbërë nga përfaqësues partiakë nuk ka mandat të shpikë kufizime që ligji nuk i parasheh. Kjo është konstatuar e rikonstatuar në dhjetëra raste. Por, mbase, problemi i vetëm janë anëtarët e KQZ-së, që s’dalin dot nga petku i tyre partiak dhe injorojnë vazhdimisht vendimet e institucioneve.”

Kujtojmë, KQZ deri më tash ka certifikuar 58 subjekte politike, prej të cilave 31 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur, me gjithsej 510 kandidatë, 34 kandidatë për kryetar komune dhe 476 anëtarë për Kuvende Komunale.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arbitra shqiptare vendosin drejtesi te enjten ne conference league 68a0de79860cc
Lajmi i mëparshëm

Arbitra shqiptarë vendosin drejtësi të enjten në Conference League

aksident ne qafe thane dy makina behen copash nga perplasja me njera tjetren tre te plagosur njeri ne gjendje te rende 68a0df2f2f7b2
Lajmi i radhës

Aksident në Qafë Thanë/ Dy makina ‘bëhen copash’ nga përplasja me njëra-tjetrën! Tre të plagosur, njëri në gjendje të rëndë

Të fundit nga

ShkoLartë