reforma ne drejtesi manjani ja deputetet e pd qe do bashkonin votat me ramen 688be218aaa66

Reforma në drejtësi: Manjani: Ja deputetët e PD që do bashkonin votat me Ramën

July 31, 2025
1 minut lexim

Juristi Ylli Manjani tha në emisionin Now në Euronews Albania se votimi me 140 vota i reformës në drejtësi 9 vjet më parë u bë në një klimë të vërtetë shantazhi politik.

Manjani tregoi se megjithatë, në grupin e PD ka qenë një grup deputetësh të cilët ishin bërë gati ta votonin atë reformë duke i bashkuar votat me Ramën edhe nëse PD tërhiqej nga votimi.

“Besoj se ka qenë një grup, i bërë gati për ta votuar atë reformë në çdo skenar, edhe sikur PD të tërhiqej. Ka qenë një grup brenda PD që ishin dakordësuar me Ramën për ta votuar atë reformë me sy mbyllur. Majlinda Bregu ka qenë shumë e dhënë pas asaj reforme, Eduard Selami. Këta kanë qenë shumë për reformën, në çdo skenar, ishin edhe të përkëdhelurit e ambasadorëve, por që në këtë rast i shërbenin Ramës edhe pa konsensusin e PD.

Kjo ka qenë edhe belaja e Bashës që u detyrua që të japë edhe ai konsensusin për të marrë flamurin e të qenët burrë i mirë. Rama thoshte disa herë në atë kohë ‘do kërceni nga belaja’, do kërcënoheni. Ka qenë një mjedis shantazhi totalisht i papranueshëm për një shtet demokratik dhe askush nuk guxoi të bënte oponencën e duhur”, tregoi Manjani.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

erkan arifi vazhdon vendosja e ujesjellesit ne fshatin matec 688bd8bf32efe
Lajmi i mëparshëm

Erkan Arifi: Vazhdon vendosja e ujësjellësit në fshatin Mateç

nje grusht nje i vdekur 9 vjet burgim rrefimi i te denuarit per vrasje nga pakujdesia 688be291e73c2
Lajmi i radhës

“Një grusht, një i vdekur – 9 vjet burgim”, rrëfimi i të dënuarit për “vrasje nga pakujdesia”

Të fundit nga

ShkoLartë