reflektime fama dhe kengetari i njohur butrint imeri flet hapur per jeten kam humbur kohe me personin e gabuar 6a51323df2a4a

Reflektime, fama dhe…/ Këngëtari i njohur Butrint Imeri flet hapur për jetën: Kam humbur kohë me personin e gabuar

July 10, 2026
1 minut lexim

Butrint Imeri ka folur hapur për jetën e tij personale, duke ndarë disa reflektime mbi dashurinë, famën dhe karrierën muzikore.

Gjatë një interviste së fundmi, këngëtari u ndal te përvojat e tij në marrëdhëniet sentimentale, duke pranuar se në të kaluarën ka humbur shumë kohë me personin e gabuar. Sipas tij, përvojat e jetës e kanë bërë të ndryshojë mënyrën se si i qaset dashurisë.

Këngëtari pranoi gjithashtu se fama e bën më të vështirë të gjejë një dashuri të sinqertë, pasi është e vështirë të kuptosh qëllimet e vërteta të njerëzve. Megjithatë, ai u shpreh optimist se personi i duhur vjen në momentin e duhur.

Përveç jetës personale, Butrint Imeri foli edhe për projektet e tij më të fundit muzikore, përfshirë sfidën e lidhur me albumin e ri, për fituesit e së cilës është parashikuar një çmim prej 100 mijë eurosh.

Në fund, artisti u shpreh se muzika mbetet pasioni i tij më i madh dhe se nuk do të hiqte dorë kurrë prej saj, pavarësisht sfidave apo ndryshimeve që mund të sjellë jeta.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vucic tregon kur do ta lere presidencen mund te kandidoj per kryeminister 6a51317138e60
Lajmi i mëparshëm

Vuçiç tregon kur do ta lërë presidencën: Mund të kandidoj për kryeministër

vidhet bankomati ne vero xhambo autoret marrin nje shume te madhe parash 6a5134e48b8e2
Lajmi i radhës

Vidhet bankomati në “Vero Xhambo”, autorët marrin një shumë të madhe parash

Të fundit nga

ShkoLartë