realme thote se ka shitur 200 milione smartfone qe nga themelimi i kompanise 656476e66d7e7

Realme thotë se ka shitur 200 milionë smartfonë që nga themelimi i kompanisë

November 27, 2023
1 minut lexim

Prodhuesi Kinez i smartfonëve Realme tha se ka shitur më shumë se 200 milionë telefonë që kur u themelua pesë vite më parë, shumica e të cilëve jashtë Kinës, me të dhënat të cilat tregojnë se ishte prodhuesi i pestë në mesin e prodhuesve që kanë arritur këtë objektiv më shpejt.

Realme, në pronësi të gjigantit Kinez të harduerit BBK Eletronics, që gjithashtu ka në pronësi Oppo dhe Vivo, tha se ka arritur objektivin e 200 milionë telefonëve të shitura në tre mujorin e dytë.

Të dhënat nga firma analitike Counterpoint Research tregojnë se vetëm katër kompania – Vivo, Huawei, Samsung dhe Apple, kanë shpenzuar më pak kohë për të shitur të njëjtën sasi telefonësh. Në total vetëm 14 kompani në mbarë botën kanë shitur mbi 200 milionë telefonë gjer më sot.

“Ne erdhëm në ekzistencë kur janë më shumë se 700 brende smartfonësh në mbarë botën,” tha Xu Qi, shef i marketingut të kompanisë. “Jemi tejet krenar që kemi arritur të bëhemi pjesë e 10 markave më të mëdha në botë në pesë vitet e fundit.”

Sipas Counterpoint Research, në 2017-ën ekzistonin më shumë se 700 marka telefonësh, një shifër që ka rënë në 250 në Shtator.

Xu tha se Realme tashmë ishte gati të hynte në segmentin e smartfonëve premium duke filluar me Realme GT 5 Pro i cili do të jetë prej pajisjeve të para me çipin e segmentit të lartë Snapdragon 8 Gen 3 të Qualcomm dhe sensorin e ri Lytia të kamerës.

Së fundi Xiaomi prezantoi Xiaomi 14 Pro i cili gjithashtu fuqizohet nga Snapdragon 8 Gen 3. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

xhaferi nese zgjedhjet mbahen me 8 maj qeveri teknike do te kemi prej me 27 28 janar 65647214099df
Story i mëparshëm

Xhaferi: Nëse zgjedhjet mbahen më 8 maj, Qeveri teknike do të kemi prej më 27-28 janar

josep borrell nuk do te kete paqe dhe siguri per izraelin pa nje shtet palestinez 65647767a010c
Story i radhës

Josep Borrell: Nuk do të ketë paqe dhe siguri për Izraelin pa një shtet palestinez

Të fundit nga

Horoskopi i datës 24 maj 2025

Dashi Do ndiheni disi më të çliruar gjatë gjithë kësaj dite dhe do shprehni ndjenjat dhe idetë që keni. Ju të dashuruarit do jeni shumë realistë dhe marrëdhënia me partnerin ka për
ShkoLartë