reali e mendon dyshen haaland mbappe 6886644631409

Reali e mendon dyshen Haaland-Mbappe

July 27, 2025
1 minut lexim

Real Madridi është duke u përgatitur për ofensivën e së ardhmes dhe presidenti Florentino Perez ka një ide interesante, të bashkojë dy nga yjet më të mëdhenj të futbollit modern, Erling Haaland dhe Kylian Mbappe, për të krijuar një dyshe sulmuese që mund të bëjë histori.

Sipas “Cadena SER”, ‘Los Blancos’ kanë nisur të shqetësohen për situatën kontraktuale të Vinicius Jr. Kontrata aktuale e brazilianit përfundon në vitin 2027, por rinovimi duket larg.

Vinicius kërkon të barazohet në paga me Mbappe – nëse jo ta kalojë atë – por klubi madrilen nuk është i gatshëm të përmbushë këto kërkesa financiare.

Kjo përplasje e mundshme mund të çojë drejt një largimi të yllit brazilian, ndoshta që verën e ardhshme, me destinacion që nuk përjashtohet të jetë Arabia Saudite, që mbetet aktive në gjuetinë e yjeve të mëdhenj evropianë.

Në rast të tillë, Perez do të intensifikonte përpjekjet për të siguruar shërbimet e Haaland. Sulmuesi norvegjez ka një klauzolë lirimi prej 200 milionë eurosh, e vlefshme vetëm për klubet jashtë Premier League – dhe Real Madrid është gati të përfitojë nga kjo dritare, duke synuar një tjetër goditje galaktike në afatin kalimtar.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zjarrvenesit rrezikojne deri 20 vjet burg policia 6 ne pranga 6 ne hetim per zjarrvenie ne 72 ore 6886640a2a7e8
Lajmi i mëparshëm

Zjarrvënësit rrezikojnë deri 20 vjet burg/ Policia: 6 në pranga, 6 në hetim për zjarrvënie në 72 orë

krasniqi falenderon hamzen lladrovcin nuren e ilazin qe sjane me kandidate 68866449322f2
Lajmi i radhës

Krasniqi falënderon Hamzën, Lladrovcin, Nurën e Ilazin që s’janë më kandidatë

Të fundit nga

Bytyqi: Duhet të rritet paga minimale

1 Shkup, 5 dhjetor – Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së, në emisionin “Biznis21” në TV21 theksoi rëndësinë e rritjes së pagës minimale në vend. “Po, paga minimale duhet të rritet. Edhe bizneset
ShkoLartë