real madridi shet jacobo ramonin 688c8b6e0b7f7

Real Madridi shet Jacobo Ramonin

August 1, 2025
1 minut lexim

Real Madridi ka konfirmuar largimin e mbrojtësit 20-vjeçar Jacobo Ramon, i cili i bashkohet ekipit të sapo-ngjitur në Serie A, Como, në një transferim të përhershëm.

Sipas raportimeve, marrëveshja kap vlerën prej 2.5 milionë eurosh plus bonuse, ndërsa klubi spanjoll ka përfshirë një klauzolë për 50 për qind të shitjes së ardhshme dhe disa opsione për riblerje.Ramon, pjesë e akademisë së Real Madridit që nga viti 2013, u aktivizua gjashtë herë me ekipin e parë sezonin e kaluar, përfshirë një debutim në Ligën e Kampionëve dhe një gol fitues në minutat e fundit në La Liga ndaj Mallorcas.Megjithatë, konkurrenca e fortë në repartin e qendërmbrojtjes – me emra si Antonio Rudiger, Eder Militao dhe Dean Huijsen – e la të riun në periferi të skuadrës.

Te Como, ai do t’i bashkohet projektit ambicioz të drejtuar nga Cesc Fabregas, i cili është fokusuar në zhvillimin e talenteve të rinj spanjollë.

Jacobo do të luajë përkrah ish-lojtarëve të La Masias dhe La Fabricas si Nico Paz dhe Alex Valle, ndërsa klubi italian synon të konsolidohet në elitën e futbollit italian. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

goditen me thike nje 42 vjecar gjate nje konflikti per motive te dobeta vihen ne pranga 2 vellezer 688c8af5b0535
Lajmi i mëparshëm

Goditën me thikë një 42-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihen në pranga 2 vëllezër

protestojne punetoret e kostt it kerkojne rritje te pagave 688c8b712b486
Lajmi i radhës

​Protestojnë punëtorët e KOSTT-it, kërkojnë rritje të pagave

Të fundit nga

Bytyqi: Duhet të rritet paga minimale

1 Shkup, 5 dhjetor – Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së, në emisionin “Biznis21” në TV21 theksoi rëndësinë e rritjes së pagës minimale në vend. “Po, paga minimale duhet të rritet. Edhe bizneset
ShkoLartë