real madridi shenon rekordin me te dobet pas 20 viteve 693ae59a8946b

Real Madridi shënon rekordin më të dobët pas 20 viteve

December 11, 2025
1 minut lexim

Real Madridi mund të ketë humbur 1–2 ndaj Manchester Cityt në përballjen e fundit në Ligën e Kampionëve, por brenda klubit ekziston bindja se paraqitja ishte një hap përpara.

Angazhimi, intensiteti dhe organizimi që ekipi tregoi ishin shumë më të mirë krahasuar me performancën e dobët në humbjen ndaj Celta Vigos.

Megjithatë, pavarësisht këtij përmirësimi, një problem i madh i la në hije të gjitha: mungesa e forcës sulmuese.

Sipas MARCA-s, shifrat tregojnë qartë sa i pafuqishëm ishte Reali në fazën ofensive.

Pa Kylian Mbappén në formacionin titullar, Madridi bëri vetëm një goditje në kuadrat – shifra më e ulët në një ndeshje të Ligës së Kampionëve në shtëpi që nga sezoni 2003/04.

Ndeshja e theksoi edhe një herë se sa vendimtar është bërë Mbappé për skuadrën e Xabi Alonsos.

Për ta vënë në perspektivë: në Champions League, Mbappé shënon mesatarisht një gol çdo 3.55 goditje.

Pavarësisht 16 tentimeve totale, Madridi vazhdimisht ngeci në të njëjtën skemë – ndërtim i mirë i aksioneve, por ekzekutim i dobët në momentet vendimtare.

U exploruan të gjitha mënyrat e mundshme për të gjetur golin: presioni në tranzicion, dalje të shumta në krahë, skema nga goditjet standarde, madje edhe depërtime të vona të Vinicius Jr. që u përdor përkohësisht si qendërsulmues. Por asnjëra nuk dha rezultat.

Varësia e skuadrës nga Mbappé është bërë e pamohueshme. Pa të, Real Madridi duket i lexueshëm në 30 metrët e fundit dhe i mungon thika për të çarë mbrojtjet elite.

Gabimet në mbrojtje mund të rregullohen në stërvitje, njësoj edhe pasimet e gabuara.

Por golat janë ata që i shërojnë të gjitha në Bernabeu – dhe për momentin, gjetja e tyre është bërë një rebus i vështirë.

Teksa Alonso kërkon të stabilizojë skuadrën në një periudhë vendimtare të sezonit, rikthimi i ekuilibrit ofensiv, me ose pa Mbappé, mbetet sfida më urgjente që Real Madridi duhet ta zgjidhë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zgjedhja e kreut te ri te spak gonzato pergezon brahon mirepresim bashkepunimin me te 693ae56d24018
Lajmi i mëparshëm

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Gonzato përgëzon Brahon: Mirëpresim bashkëpunimin me të

profili u zgjodh kreu i ri i spak kush eshte klodjan braho 693ae648b2b15
Lajmi i radhës

Profili/ U zgjodh kreu i ri i SPAK, kush është Klodjan Braho

Të fundit nga

ShkoLartë