real madridi i hapur te degjoje ofertat per yllin e skuadres 6908783470ea3

​Real Madridi i hapur të dëgjojë ofertat për yllin e skuadrës

November 3, 2025
1 minut lexim

E ardhmja e Eduardo Camavinga-s te Real Madridi është vënë në dyshim. Sipas “Fichajes.net”, klubi spanjoll është i gatshëm të dëgjojë ofertat për mesfushorin francez, i cili nuk ka qenë titullar i rregullt që nga ardhja e trajnerit Xabi Alonso.

Liverpooli ka ringjallur interesin për 22-vjeçarin dhe po përgatit një ofertë prej rreth 60 milionë eurosh, ndërsa Real Madridi pritet të kërkojë më shumë, ndoshta deri në 80 milionë euro.

Camavinga, që ka kontratë deri në vitin 2029, ka treguar shumë fleksibilitet në fushë, por me Valverden dhe Tchouaménin si titullarë, ai po has vështirësi për të gjetur hapësirë.

Liverpooli e sheh francezin si përforcim ideal për mesfushën, duke vlerësuar fuqinë fizike dhe përvojën e tij në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, largimi i tij gjatë dimrit duket i vështirë, pasi Real Madridi dëshiron ta mbajë skuadrën të plotë deri në fund të sezonit. Situata pritet të rishqyrtohet në verë, nëse Camavinga vazhdon të ketë pak minuta në Bernabeu.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bujar leskaj jep doreheqjen nga drejtimi politik i vlores 690877d6787ee
Lajmi i mëparshëm

Bujar Leskaj jep dorëheqjen nga drejtimi politik i Vlorës

per arsye logjistike anulohen edhe kete jave seancat ndaj thacit dhe te tjereve 69087842644ce
Lajmi i radhës

Për arsye logjistike, anulohen edhe ketë javë seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Të fundit nga

ShkoLartë