real madrid nuk heq dore nga rodri 689cb1b7bd094

Real Madrid nuk heq dorë nga Rodri

August 13, 2025
1 minut lexim

Real Madrid ka marrë një shtysë në shpresat e tyre për të nënshkruar me yllin e Manchester City-t dhe fituesin e Topit të Artë, Rodri Hernandez, megjithëse Xabi Alonso mund të jetë duke humbur durimin në këtë drejtim.

Rodri ka qenë në shënjestër të Real Madridit për të paktën 18 muajt e fundit.

Dëshira e madrilenëve për ta ndjekur atë ndoshta u shty për shkak të dëmtimit të ligamentit të kryqëzuar, por shumë besojnë se nëse “Los Blancos” kanë mangësi diku, ajo është në mesfushë.

Kjo është edhe ndjenja e Alonso-s, sipas raporteve nga kryeqyteti spanjoll, por presidenti Florentino Perez nuk është i prirur të shpenzojë shumë këtë verë për këtë repart – përveç nëse bëhet fjalë për Rodrin.

Sipas Guillem Balague në BBC, nuk ka asnjë shans që Rodri të largohet nga Manchester City në këtë afat kalimtar.

City nuk është i hapur për shitje dhe, sipas “Cadena SER”, pas hapjes së bisedimeve për kontratën e re me Rodrin, klubi anglez synon ta bëjë atë lojtarin e dytë më të paguar në skuadër pas Erling Haaland.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

presidenti i policise ceke gjeneral lejtnant martin vondrask vizite zyrtare ne policine e shtetit 689cb1405d802
Lajmi i mëparshëm

Presidenti i Policisë çeke, Gjeneral Lejtnant Martin Vondrask, vizitë zyrtare në Policinë e Shtetit

kushtetuesja aktgjykimi publikohet pas perfundimit te procedurave ligjore 689cb1bb58386
Lajmi i radhës

Kushtetuesja: Aktgjykimi publikohet pas përfundimit të procedurave ligjore

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë