real madrid kerkon edhe 6 muaj hetime ndaj barcelones 686ea95fce791

Real Madrid kërkon edhe 6 muaj hetime ndaj Barcelonës

July 9, 2025
1 minut lexim

Real Madrid ka kërkuar nga Gjykata Spanjolle që hetimi për rastin Negreira të zgjatet edhe për 6 muaj të tjerë.

Në vitin 2023, Barcelona u akuzua për ryshfet, duke iu referuar disa pagesave të bëra ndaj ish-nënkryetarit të Komitetit Teknik të Gjyqtarëve (CTA), Jose Maria Enriquez Negreira, i cili në atë kohë ishte në shërbim të Federatës.

Gjykata i cilësoi ryshfet ato pagesa. Bëhej fjalë për rreth 8 mln euro nga viti 2001 deri në vitin 2018.

Klubi madrilen ka kërkuar gjykatës që të zgjasë hetimet nga 1 shtatori 2025 deri në mars 2026, në mënyrë që të fitohet më shumë kohë për të zbardhur të vërtetën.

Barcelona ka deklaruar se nuk ka prova që lidhin klubin me këto akuza.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

familja mban shpresat gjalle gruaja e kapitenit ne anije ishte i vetem askush nuk e ndihmoi 686ea8e8850cf
Lajmi i mëparshëm

Familja mban shpresat gjallë/ Gruaja e kapitenit: Në anije ishte i vetëm, askush nuk e ndihmoi

oda e mjekeve nis hetime ndaj mjekes ne rastin e agon zejnullahut 686ea962b6e65
Lajmi i radhës

Oda e Mjekëve nis hetime ndaj mjekes në rastin e Agon Zejnullahut

Të fundit nga

ShkoLartë