real madrid i prish pune milanit 6889076ae9bc6

Real Madrid i prish punë Milanit

July 29, 2025
1 minut lexim

Pas interesimit të gjatë të Milanit për Ardon Jashari, në garë për mesfushorin me origjinë shqiptare është futur edhe Real Madrid, të paktën kështu raporton sot “Defensa Central”.

Kuqezinjtë kanë kohë që e ndjekin mesfushorin shqiptar, por ofertat e tyre deri tani janë marrë parasysh nga Club Brugge. Klubi belg kërkon 40 milionë euro dhe duket i vendosur në synimin e tij.

Nëse Milan po heziton të paguajë këtë shifër, Real Madrid nuk e ka aspak problem.

Përveç 4 transferimeve që janë bërë deri tani, Xabi Alonso ka kërkuar nga drejtuesit e klubit madrilen edhe një përforcim tjetër në mesfushë.

Edhe pse deri më sot janë përmendur emra “big” si Rodri, Mac Allister, Enzo Fernandez, Vitinha, Barella e ndonjë tjetër, duket se drejtuesit e Real Madrid po mendojnë për një goditje me kosto më të ulët dhe Ardon Jashari mund të jetë zgjedhja perfekte.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vijojne reshjet e dendura te shiut ne kukes autoritetet thirrje drejtuesve te mjeteve tregoni kujdes ja cilat akse jane problematike 688906f4d9291
Lajmi i mëparshëm

Vijojnë reshjet e dendura të shiut në Kukës, autoritetet thirrje drejtuesve të mjeteve: Tregoni kujdes! Ja cilat akse janë problematike

kryeministri kurti falenderon ekipet e kerkim shpetimit per gjetjen e trupit te rrahim latifit ne ujman 6889076e516ad
Lajmi i radhës

Kryeministri Kurti falënderon ekipet e kërkim-shpëtimit për gjetjen e trupit të Rrahim Latifit në Ujman

Të fundit nga

ShkoLartë