real madrid do transferoje falas edhe yllin tjeter francez 68af42b8e97cd

Real Madrid do transferojë falas edhe yllin tjetër francez

August 27, 2025
1 minut lexim

Pavarësisht se Xabi Alonso ka kërkuar edhe një përforcim në mesfushë, Real Madrid duket se e ka mbyllur përfundimisht merkaton e kësaj vere. Klubi madrilen ka filluar që tani nga puna për të menduar për merkaton e vitit 2026.

Prej kohësh është përfolur për Ibrahima Konate, i cili duket se do të vijë falas verën e ardhshme në Madrid, pasi nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me Liverpool.

Përveç Konate, Real Madrid po punon për të siguruar transferimin e një tjetër qendërmbrojtësi francez, siç është Dayot Upamecano.

26-vjeçari ka refuzuar të rinovojë kontratën me Bayern, duke qenë së kërkon një rrogë më të lartë se 16 milionë euro që merr aktualisht në sezon dhe duket se do të largohet si lojtar i lirë drejt Madridit. Për francezin ka interes edhe nga PSG e Man. United, por duket se ai ka zgjedhur klubin madrilen.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rama dekoroi zjarrfikesit berisha eshte tallje jo nderim duan mjete e jo medalje 68af425de695f
Lajmi i mëparshëm

Rama dekoroi zjarrfikësit, Berisha: Është tallje, jo nderim! Duan mjete e jo medalje

osmani ne takim me perfaqesuesin francez mbeshtet ndertimin e urave mbi iber kerkon heqjen e masave ndaj kosoves 68af42d17b2d8
Lajmi i radhës

Osmani në takim me përfaqësuesin francez mbështet ndërtimin e urave mbi Ibër, kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës

Të fundit nga

ShkoLartë