real madrid do te beje vetem nje transferim 68696343bd480

Real Madrid do të bëjë vetëm një transferim

July 5, 2025
1 minut lexim

Pas transferimit të Dean Hujisen, Alexander-Arnold, Franco Mastantuono, Real Madrid do të bëjë edhe një goditje të fundit për ta mbyllur përfundimisht merkaton për këtë verë.

E përditshmja spanjolle “Relevo”, raporton se Xabi Alonso ka kërkuar nga drejtuesit transferimin e Alvaro Carrera-s nga Benfica, për të cilin ka kohë që po përflitet. 22-vjeçari është profoli i duhur që Xabi Alonso kërkon për të forcuar mbrojtjen dhe sidomos krahun e majtë.

Me transferimin e Alvaro Carrera-s, ekipi i Real Madridit mund të quhet i kompletuar dhe do të synojë të fitojë të gjithë trofetë e mundshëm në sezonin e ardhshëm.

Marrëveshja me Benfica-n nuk do të jetë aspak e lehtë.

Spanjolli ka kontratë me klubin portugez deri në vitin 2029 dhe klauzola e vendsour për largimin e tij është 60 milionë euro.

Me përfundimin e aventurës në Kupën e Botës për Klube, Real Madrid do të bëjë sulmin e fundit për të transferuar përfundimisht Alvaro Carreras. Marrëveshja mes dy klubeve mund të mbyllet për shifrën 50-55 milionë euro.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

artan fuga ngre alarmin civilizimi i qyteterimit ne shqiperi po bie 68696307c1f60
Lajmi i mëparshëm

Artan Fuga ngre alarmin: Civilizimi i qytetërimit në Shqipëri po bie!

arifi per situaten e tanishme te vendit fajtore eshte e gjithe elita politike 68696346c3d9c
Lajmi i radhës

Arifi: Për situatën e tanishme të vendit, fajtore është e gjithë elita politike

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë