real madrid denoncon ne fifa arbitrat spanjolle 68c6a95576f35

Real Madrid denoncon në FIFA arbitrat spanjollë

September 14, 2025
1 minut lexim

Real Madrid është gati të nisë një betejë të mirëfilltë me arbitrat spanjollë pasi ditën e djeshme nëpërmjet televizonit zyrtar të klubit u pranua fakti se po përpilohet një dosje me të gjitha gabimet e bëra nga arbitrat sezonine kaluar dhe në këtë sezon.

Sipas zyrtarëve të klubit këto fakte do të vendosen në dispozicion të FIFA-s dhe më pas do të shikohet se si do të veprohet për më tej.

Ky vendim i Real-it është amplifikuar edhe më shumë nga kartoni i kuq i Huijsen në Anoeta, ku miqtë mundën Societad, 2-1 edhe pse luajtën me një lojtar më pak për gati një orë. Në këtë pikë mediet spanjolle pranë Real-it kanë nxjerrë në pah një statistikë, e cila tregon shumë.

Sipas të dhënave të grumbulluara në 25 vitet e fundit në La Liga, Barcelona ka mbyllur në superioritet numerik plot 65 ndeshje ndërsa për Real-in ky rekord është negativ -2.

Sipas drejtuesve të klubit këto shifra tregojnë shumë për arbitrat spanjollë pasi në Champions League vihet re tjetër histori. Në Champions League Reali ka mbyllur 13 ndeshje në superioritet numerik ndërsa Barcelona ka mbyllur 12 takime me një lojtar më shumë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

siguria ne pune gjate vitit 2024 humben jeten gjashte punonjes 68c6a8f79c727
Lajmi i mëparshëm

Siguria në punë/ Gjatë vitit 2024 humbën jetën gjashtë punonjës

kurti del me i forte nga cdo perplasje familja e haki imerit reagon pas vendimit te shba se 68c6a96eea6a4
Lajmi i radhës

“Kurti del më i fortë nga çdo përplasje”, familja e Haki Imerit reagon pas vendimit të SHBA-së

Të fundit nga

ShkoLartë