reagon zyra e be se per moscertifikimin e listes serbe 692f5c80622d0

Reagon zyra e BE-së për moscertifikimin e Listës Serbe

December 2, 2025
1 minut lexim

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

BE-ja vlerëson se ky hap dëmton standardet e një procesi zgjedhor gjithëpërfshirës dhe bie ndesh me praktikat ndërkombëtare.

Në reagimin e saj, BE shprehet se “keqardhja” për vendimin e KQZ-së lidhet me ndikimin politik në vendimmarrje.

“BE në Kosovë shpreh keqardhje për vendimin e  Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të mos e certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme të 28 dhjetorit. Politizimi i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje dhe parti të tjera politike është i dëmshëm për një proces zgjedhor gjithëpërfshirës, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe raportin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së”, thuhet në reagim.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nente gola ne londer manchester city kthehet me pike te plota 692f5c736c27e
Lajmi i mëparshëm

Nëntë gola në Londër, Manchester City kthehet me pikë të plota

pasi aprovuan ozempic obsh rekomandon ulje cmimesh per medikamentet kunder obezitetit 692f5d93e2f26
Lajmi i radhës

Pasi aprovuan Ozempic/ OBSH rekomandon ulje çmimesh për medikamentet kundër obezitetit

Të fundit nga

ShkoLartë