reagon rizvanolli nuk u konsumua rryme nga eft e hamoviqit 692b13a24624c

Reagon Rizvanolli: Nuk u konsumua rrymë nga EFT e Hamoviqit

November 29, 2025
min lexim

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli i ka quajtur dezinformata e të pavërteta pretendimet se më 28 nëntor Kosova konsumoi rrymë të blerë nga kompania e Vuk Hamoviqit.

Ajo ka thënë se KOSTT ka analizuar të dhënat për këtë datë dhe, sipas saj, as edhe një megavat i vetëm i konsumuar në Kosovë nuk është blerë ose bartur nga EFT e Vuk Hamoviqit.

“Nuk ka datë më të rëndësishme për kombin shqiptar sesa 28 nëntori. Të shfrytëzosh këtë datë të shenjtë për të helmuar festën e prekur ndjenjat e shqiptarëve me gënjeshtra është niveli më i ulët i kësaj beteje të ulët politike që po bëhet ndaj Qeverisë tonë. KOSTT ka analizuar të dhënat për këtë datë dhe rezultati është i qartë: Nuk ka ASNJË FAKT që as edhe një MWh i vetëm i konsumuar në Kosovë është blerë ose bartur nga EFT e Vuk Hamoviqit”, ka shkruar Rizvanolli.

Për këtë ka pasur reagim edhe nga vetë Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, duke demantuar raportimet.

Bazuar në të dhënat zyrtare të Operatorit të Tregut, KOSTT siguron qytetarët dhe opinionin publik se EFT LLC  nuk ka rezervuar në SEE CAO kapacitete ndërkufitare për furnizimin e konsumit të brendshëm në Kosovë, por me qëllim transiti të energjisë elektrike. Palët tregtare rezervojnë kapacitetet ndërkufitare në SEE CAO për import dhe eksport ndërkufitar të energjisë elektrike”, ka thënë KOSTT-i në sqarimin e tyre për medie.

Tutje, kanë thënë se të hyrat nga shfrytëzimi i këtyre kapaciteteve ndahet ndërmjet OST-ve përkatëse sipas metodologjisë së SEE CAO. “Theksojmë që KOSTT është themeluese dhe aksionar në SEE CAO së bashku me shtatë (7) OST-të e rajonit të Evropës Juglindore (Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mali i Zi, Shqipëri, Greqi, Turqi dhe Maqedoni e Veriut)”, vijon sqarimi nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës. 

KOSTT-i thotë se SEE CAO është përgjegjëse për alokimin e kapaciteteve ndërkufitare të transmetimit të energjisë elektrike në dhjetë kufij të zonave të ofertimit në Evropën Juglindore.

Alokimi kryhet përmes ankandeve eksplicite të bazuara në Net Transfer Capacity (NTC) në përputhje me kërkesat e Rregullores (KE) 714/2009 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit mbi kushtet për hyrje në rrjet për shkëmbimin ndërkufitar të energjisë elektrike dhe Traktatit të Komunitetit të Energjisë”, thuhet tutje në sqarim

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mediumi me i madh spanjoll cudit per vedat muriqin 692b139888695
Lajmi i mëparshëm

Mediumi më i madh spanjoll çudit për Vedat Muriqin

video shqiptaret pushtojne selanikun me flamuj kuqezi dhe te uck mediat greke parkuan makinat dhe kercenin 692b1443dff11
Lajmi i radhës

VIDEO/ Shqiptarët ‘pushtojnë’ Selanikun me flamuj kuqezi dhe të UÇK, mediat greke: Parkuan makinat dhe kërcenin

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë