reagon aktori i njohur turk can yaman pas arrestimit te tij te bujshem 6964e67144675

Reagon aktori i njohur turk Can Yaman pas arrestimit të tij të bujshëm

January 12, 2026
1 minut lexim

Aktori i njohur turk, Can Yaman, ka bërë një reagim në rrjetet sociale pas arrestimit të tij të bujshëm.

Siç u raportua, aktori i famshëm u ndalua nga autoritetet në kuadër të një hetimi për lëndë narkotike.

Sidoqoftë, ai ka hedhur poshtë dyshimet të cilat rënduan mbi të, duke mohuar se ka poseduar substanca.

Yaman potencoi gjithashtu se nëse kjo do të kishte qenë e vërtetë ai nuk do ishte liruar kaq shpejt nga autoritetet.

Shkrimi i tij i dedikohet në veçanti edhe medieve italiane, që me sa duket kanë raportuar gjithashtu për rastin e tij.

“I dashur shtypi italian. Gjithmonë shtypi turk ka qenë i ashpër me mua, por ky nuk është një lajm i ri. Ju, megjithatë, jo! Ju lutem, mos e bëni edhe ju gabimin e të kopjuarit së lajmeve që vijnë nga Bosfori”, ka shkruar aktori i njohur.

A ju duket e besueshme që unë të shkoj nëpër lokale me substanca në një periudhë ku policia po zhvillon kontrolle të gjera dhe po arreston shumë persona të famshëm? Nëse do të kishte qenë e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt dhe nuk do të isha në gjendje të kthehesha në Itali tashmë ditën tjetër. Ju dua shumë IT”, përfundon Yaman.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pas 26 vjetesh peja nuk shenoi asnje vrasje ne 2025 en 6964e54ec85fe
Lajmi i mëparshëm

Pas 26 vjetësh, Peja nuk shënoi asnjë vrasje në 2025-ën

gashi eshte per zgjedhje te rregullta por jo edhe per qeveri teknike 6964eb51a7a40
Lajmi i radhës

Gashi është për zgjedhje të rregullta, por jo edhe për qeveri teknike

Të fundit nga

ShkoLartë