reagimi i tudor pas fitores se jashtezakonshme te juventusit me interin 68c60098c53d4

Reagimi i Tudor pas fitores së jashtëzakonshme të Juventusit me Interin

September 14, 2025
1 minut lexim

Juventusi vazhdon marshimin perfekt në kampionat dhe pas fitores spektakolare ndaj Interit, trajneri Igor Tudor nuk i kurseu emocionet.

Kroati e quajti sfidën “të çmendur, të çuditshme e plot gola”, ndërsa theksoi se triumfi kundër një kundërshtari të madh ka një vlerë të jashtëzakonshme.

“Ka qenë një ndeshje e çmendur, e çuditshme, me shumë gola.

Në fund ka vetëm lumturi për fitoren kundër një kundërshtari të madh e me vlerë. Por jemi vetëm në javën e tretë, ka edhe 35 ndeshje përpara”, tha kroati për “Dazn”.

Tudor foli me entuziazëm për Adziç, surprizën e aktivizuar në ndeshje: “Është një lojtar tek i cili besojmë shumë, ka cilësi të jashtëzakonshme. Gjatë javës ka qenë në formë dhe e kishim menduar që ta hidheshim në fushë. Ka një gjuajtje që e gjen rrallë”.

Megjithatë, tekniku nuk i fshehu mangësitë e skuadrës:  “Nga pikëpamja e lojës dhe presingut nuk bëmë atë që mund të bënim. Nuk e di nëse fitorja ishte plotësisht e merituar, ndoshta barazimi do të ishte më i drejtë. Por ky është futbolli”.

Në fund, Tudor u ndal edhe te roli i Kenan Jilldiz:

“E vendosëm si pjesë e rombit në mesfushë, për të ushtruar presion më lart, por nuk e zbatuam mirë dhe shpesh u tërhoqëm shpejt. Ai është një lojtar shumë i fortë, duhet të jetë gjithmonë afër portës.

Duhet të përshtatemi kur luajmë me tre sulmues qendre dhe të shfrytëzojmë maksimalisht gjithë skuadrën”.

Me këtë fitore, Juventusi konfirmon se është një nga skuadrat më të frikshme të këtij fillim-sezoni, ndërsa Tudor vazhdon punën për të ndërtuar një ekip edhe më solid.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lirim jashari bartes liste nga vlen jemi te gatshem ta cojme perpara ndryshimin rrenjesor per likoven 68c5fedb7f7fb
Lajmi i mëparshëm

Lirim Jashari, bartës liste nga VLEN: Jemi të gatshëm ta çojmë përpara ndryshimin rrënjësor për Likovën

rubio hyrja e droneve ruse ne poloni e papranueshme 68c601b924982
Lajmi i radhës

Rubio: Hyrja e dronëve rusë në Poloni e papranueshme

Të fundit nga

ShkoLartë