reagim i bdi se ndaj deklarates se kryeministrit mickoski per uck ne 689a1be89211c

Reagim i BDI-së ndaj deklaratës së Kryeministrit Mickoski për UÇK-në

August 11, 2025
1 minut lexim

fyerje e drejtpërdrejtë për shqiptarët dhe për historinë e drejtë të demokracisë në vend. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ka qenë e drejtë, e shenjtë dhe vendimtare për demokratizimin e shtetit, për kthimin e paqes, për trajtimin e barabartë të të gjitha komuniteteve dhe për arritjen e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, marrëveshje që vetë Kryeministri sot e sulmon, si me platformën e tij politike, ashtu edhe me praktikat e përditshme të qeverisjes.

UÇK-ja ishte ushtri e organizuar, me uniformë dhe simbole të qarta, që respektonte konventat ndërkombëtare dhe kontribuoi në instalimin e paqes në vend. Kjo është dallimi themelor nga ata që Kryeministri sot i quan “heronj”, ndërsa dje u dënuan për krime lufte, individë që në mënyrë tinëzare dhe qyqare vranë të pafajshëm.

Kryeministri mund të poshtërojë publikisht vetëm vazalët e tij politikë mbi këtë temë, por jo shqiptarët dhe jo të vërtetën historike. Asnjë manipulim politik nuk mund të fshijë rolin e UÇK-së në mbrojtjen e lirisë, në sjelljen e barazisë, demokratizimin e vendit dhe në garantimin e paqes që gëzojmë sot.

BDI nuk do të lejojë që historia të shtrembërohet nga ata që duan ta përdorin për përfitime të përkohshme elektorale. UÇK-ja nuk është temë e së kaluarës, por themel i barazisë dhe paqes që duhet të mbrohet çdo ditë.

Burimi: lajme24.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

4 shenjat e horoskopit qe nuk dine ti shpetojne trishtimit 689a17eba11cc
Lajmi i mëparshëm

4 shenjat e horoskopit që nuk dinë t’i shpëtojnë trishtimit

np ujesjellesi dhe kanalizimi shkup u ben thirrje shkupjaneve ujin e pijshem ta shfrytezojne racionalisht dhe me kujdes 689a21144c700
Lajmi i radhës

NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup u bën thirrje shkupjanëve ujin e pijshëm ta shfrytëzojnë racionalisht dhe me kujdes

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë