rast i rralle i parlamentit ukrainas gjate luftes refuzohet nje vendim i zelenksyt 6966bc9334599

Rast i rrallë i parlamentit ukrainas gjatë luftës – refuzohet një vendim i Zelenksyt

January 13, 2026
1 minut lexim

Deputetët ukrainas sot nuk e miratuan emërimin e ministrit të Mbrojtjes në largim, Denis Shmyhal në postin e ministrit të Energjetikë.

Ky ishte një rast i rrallë i mos miratimit të vendimit të presidentit, Volodymyr Zelensky, i cili po përpiqet të riorganizojë sektorë kyç në një moment kritik të luftës me Rusinë.

Shmyhal, i cili ka qenë kryeministër për pesë vjet dhe vitin e kaluar u transferua në ministrinë e Mbrojtjes, u angazhua nga Zelensky për të drejtuar sektorin e energjisë, i cili po tronditet nga akuza për korrupsion dhe sulme ruse ndaj infrastrukturës.

Ministrja e fundit e energjisë u shkarkua nga detyra vitin e kaluar për shkak të një skandali korrupsioni, në të cilin ishte i përfshirë edhe paraardhësi i saj.

Për emërimin e Shmyhalit ishin të nevojshme 226 vota deputetësh. Vetëm 210 votuan pro, ndërsa deputetët e tre partive opozitare abstenuan, raporton reuters.

Shmuhali u propozua për këtë funksion si pjesë e një riorganizimi të gjerë të qeverisë, në kohën kur Kievi po përballet me shtypje gjithnjë e më të madhe ruse në luftën që muajin e ardhshëm hyn në vitin e pestë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ramabaja smund te vajtojme qe po shkon drejt shuarjes ldk ja 6966bc80a07b8
Lajmi i mëparshëm

Ramabaja: S’mund të vajtojmë që po shkon drejt shuarjes LDK-ja

protestat ne iran i derguari i posacem i trump takim sekret me djalin ne mergim te shahut te fundit te teheranit reza pahlavi 6966be6f8cacf
Lajmi i radhës

Protestat në Iran, i dërguari i posaçëm i Trump takim sekret me djalin në mërgim të Shahut të fundit të Teheranit, Reza Pahlavi

Të fundit nga

Putini shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën

Presidenti rus, Vladimir Putin ka njoftuar një armëpushim të përkohshëm me Ukrainë, sipas një deklarate zyrtare të Kremlinit. Ky vendim vjen pak pas festës Pashkëve. Sipas njoftimit, armëpushimi do të hyjë në fuqi në datën 11 prill
ShkoLartë