rashford flet per situaten e tij tek barcelona 689063b2db0ee

Rashford flet për situatën e tij tek Barcelona

August 4, 2025
1 minut lexim

Marcus Rashford iu bashkua Barcelonës nga Manchester United javën e kaluar, por deri më tani nuk është regjistruar në La Liga, që do të thotë se aktualisht nuk është i kualifikuar për t’u përballur me Mallorcan në javën e parë të kampionatit. 

Shitjet janë të nevojshme përpara se katalanasit të mbledhin fondet e nevojshme për të regjistruar Rashfordi si edhe lojtarin e ri Joan Garcia.  

Megjithatë, sulmuesi anglez është i bindur se do të jetë në gjendje të luajë kundër Mallorcës brenda dy javësh, siç u shpreh për mediat të dielën.  

“Jo, mendoj se është diçka që klubi duhet ta zgjidhë dhe jam i bindur se do të ndodhë. Unë jam i përqendruar te stërvitja dhe përgatitja për fillimin e sezonit”.  

Rashford theksoi gjithashtu se është i gatshëm të luajë në role të ndryshme këtë sezon, ndërsa synimi i tij është të ndihmojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve.  

“Mund të luaj në pozicione të ndryshme, të shënoj nga zona të ndryshme të fushës. Shpresojmë të bëjmë një hap më shumë se vitin e kaluar dhe të provojmë ta fitojmë Ligën e Kampionëve”.  

“Çdo lojtar dëshiron ta fitojë atë. Viti i kaluar ishte fantastik, por tani duhet ta përmirësojmë duke e fituar trofeun”. 

“Ka shumë lojtarë të shkëlqyer këtu, por këtë e dija para se të vija. Cilësia dhe intensiteti janë të larta, dhe këtë duhet ta ruajmë gjatë gjithë sezonit”, përfundoi ai.  

Mungesa e Rashford kundër Mallorcas nuk do të ishte fatale për Barcelonën, pasi regjistrimi i Garcias konsiderohet më urgjent.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kembimi valutor 4 gusht me sa blihen e shiten dollari dhe euro cfare ndodh me monedhat e tjera 6890633b10fbb
Lajmi i mëparshëm

Këmbimi valutor 4 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

perditesohen te dhenat ne pikat kufitare deri 10 minuta pritje per te hyre ne kosove 689063b60e8dd
Lajmi i radhës

Përditësohen të dhënat në pikat kufitare, deri 10 minuta pritje për të hyrë në Kosovë

Të fundit nga

Alarm për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

Një kërcënim me bombë është raportuar sonte në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet operative për të menaxhuar situatën dhe për të
ShkoLartë