raportohet per shperthime ne jug te iranit 6af04ada24f5b

Raportohet për shpërthime në jug të Iranit

November 8, 2026
1 minut lexim

Media shtetërore iraniane ka raportuar për shpërthime në disa lokacione në provincën jugore të Hormozganit. Shpërthime u raportuan në ishullin Keshm, në Sirik, Jask dhe Bandar Abas, teksa ka njoftime kundërthënëse lidhur me atë se kush është përgjegjës për shpërthimet.

Televizioni shtetëror iranian tha se origjina e shpërthimeve mbetet e paqartë, duke sugjeruar se ato mund të jenë të lidhura me aktivitetin ushtarak iranian që synojnë mbrojtjen e Ngushticës së Hormuzit.

Ndërkaq, agjencia shtetërore e lajmeve IRNA fillimisht raportoi për dy shpërthime në lindje të ishullit Keshm, teksa banorë lokalë raportuan për shpërthime afër Jaskut. Megjithatë, Tasnim më herët kishte raportuar se dy raketa e kishin goditur ishullin, pa dhënë detaje për dëmet e mundshme. Edhe agjencia iraniane, Fars raportoi për shpërthime, por shtoi se nuk dihet se ku kanë ndodhur apo arsyet.

Raportimet e fundit nga mediat iraniane vijnë një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi se forcat amerikane kishin kryer sulme të kufizuara ndaj një sistemi ajror iranian më 6 nëntor.

Trump nuk tregoi se ku ishin kryer sulmet, por mediat iraniane pretenduan paraprakisht se mbrojtja iraniane kishte shkatërruar një dron amerikan mbi ishullin Keshm.

Ishulli strategjik Keshm ndodhet në hyrje të Ngushticës së Hormuzit, që është një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë për transportin e energjisë.

Në këtë ishull ndodhen një objekt i madh nëntokësor për raketa, një bazë detare dhe një impiant i madh për shkripëzimin e ujit, sipas gazetës The Wall Street Journal. Ishulli ka qenë në shënjestër të forcave amerikane në fazat e mëhershme të luftimeve, teksa zyrtarët amerikanë kanë diskutuar edhe mundësinë e marrjes së kontrollit të tij.

Presidenti Trump tha po ashtu se Uashingtoni po vazhdon kontaktet me Teheranin.

“Ne po bisedojmë me Iranin. Kemi qenë në kontakt. Ata, me dëshpërim, duan një marrëveshje”, tha ai.

SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulmet ndaj Iranit në fund të shkurtit. Presidenti Trump vazhdimisht ka përsëritur se qëllimi kryesor i fushatës ushtarake amerikane është që Iranit t’i pamundësohet që të posedojë armë bërthamore. / REL

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ministrja spahiu vizite ne korce rikthehet baby bonus per femijet 6af04a9ee5696
Lajmi i mëparshëm

Ministrja Spahiu vizitë në Korçë/ Rikthehet “Baby Bonus” për fëmijët

jonida maliqi e quan te mbivleresuar rozana radi i kthehet me ironi 6af04b5f30792
Lajmi i radhës

Jonida Maliqi e quan të mbivlerësuar, Rozana Radi i kthehet me ironi

Të fundit nga

Alta Banka ri-aktivizon bankingun mobil dhe elektronik

Banka ka rikthyer shërbimet e bankingut mobil dhe atij elektronik, duke u mundësuar sërish klientëve qasje në shërbimet bankare përmes telefonit dhe internetit. Banka njofton se përmes aplikacionit mobil dhe platformës elektronike,
ShkoLartë