Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu ka vizituar qytetin e Korçës, ku ka folur për kujdesin institucional për familjet dhe komunitetin në tërësi.
Spahiu është parë në krah të kryetarit të Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo. Ministrja ka theksuar planin e ri për kalimin e fëmijëve nga kujdesi shtetëror institucional drejt mbështetjes komunitare. Fokusi ka qenë te fëmijët, për të cilët është parashikuar dhe një Baby Bonus, pjesë e buxhetit 2027.
Bonusi rikthehet si pjesë e paketës dhe do të jetë një mbështetje mujore për fëmijët me kufi moshe deri në 5 vjeç. Përfitojnë të gjithë ato familje me të ardhura minimale.
Po ashtu u prek tema e rritjes së Fondit Social për zgjerimin e aktiviteteve dhe shërbimeve sociale.
Njoftimi i Ministres:
Çdo fëmijë meriton një familje. Çdo familje meriton mbështetje.
Nga Korça, ku po merr jetë modeli i ri i përkujdesit për fëmijët, me fokus kalimin nga kujdesi institucional drejt mbështetjes në familje dhe komunitet.
Me #Buxhetin2027 parashikojmë rishikimin e Baby Bonus, duke e kthyer në mbështetje mujore për fëmijët deri në 5 vjeç të familjeve me të ardhura të pakta, si dhe forcimin e Fondit Social për zgjerimin e shërbimeve sociale në bashki.
Burimi: botasot.info


