raporti per ballkanin rel shqiperia shkelqim kosova keq me lufterat e brendshme 690921a391ca3

Raporti për Ballkanin, REL: Shqipëria “shkëlqim”, Kosova keq me “luftërat e brendshme”

November 3, 2025
1 minut lexim

Progres raporti i Bashkimit Europian për vendet e Ballkanit del në përfundimin se procesi i zgjerimit është duke u zhvilluar me ritmin më të shpejtë në 15 vjetët e fundit, dhe që prej fillimit të vitit 2024 janë zhvilluar 11 konferenca ndërqeveritare – prej tyre pesë vetëm me Shqipërinë.

Në draftin e raportit, të cilin ka mundur ta shohë Radio Evropa e Lirë, vendi ynë përmendet për një përparim të madh në reforma, dhe në mënyrë të vecantë, lëvdohet shpejtësia e pashembullt në hapjen e negociatave në pesë grupe kapitujsh.

“Kjo e reflekton përkushtimin e madh të Shqipërisë. Shqipëria ka vazhduar të shënojë përparim në reforma, veçanërisht në reformën gjithëpërfshirëse në drejtësi dhe me përfundimin e procesit të vettigut”, thuhet në raport. 

Draft raporti nuk harron të përmendë edhe rezultat e punës së Prokurorisë Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, në rastet kundër korrupsionit, bashkëpunimin aktiv ndërkombëtar kundër krimit të organizuar dhe zhvillimin e kapaciteteve për hetime financiare.

Mes tjerash përmendet se Shqipëria tashmë e ka shprehur ambicien për t’i mbyllur të gjitha negociatat për anëtarësim më 2027 dhe që Komisioni Evropian është i përkushtuar në mbështetjen e shteteve në plotësimin e kushteve që janë të domosdoshme për anëtarësim në BE, dhe që procesi bazohet vetëm në parimin e meritave.

Sa i takon Kosovës, raporti nënvizon se avancimi i saj në axhendën e Bashkimit Europian po pengohet nga politikat e brendshme përçarëse dhe nga ngërçi politik pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, kjo pavarësisht aktit që vendi mbetet i përkushtuar në rrugën e tij europiane, që gëzon dhe një nivel të lartë mbështetjes publike. BE-ja i përpilon këto raporte për vendet që synojnë anëtarësimin në bllokun europian.

Kosova, për dallim prej vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor, nuk e ka statusin e vendit kandidat, ndonëse ka aplikuar për anëtarësim në dhjetor të vitit 2022.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

raportimet per rrembimin e serbit deklarohet kfor i ja detajet 6909210116937
Lajmi i mëparshëm

Raportimet për rrëmbimin e serbit, deklarohet KFOR-i – ja detajet

pronari i chatgpt nenshkruan marreveshje afro 40 miliarde dollaresh me amazon 690921ce94774
Lajmi i radhës

Pronari i ChatGPT, nënshkruan marrëveshje afro 40 miliardë dollarësh me Amazon

Të fundit nga

ShkoLartë