ramsey ne ankth 690218f5595a7

Ramsey në ankth

October 29, 2025
1 minut lexim

Aaron Ramsey po kalon ditë të vështira në Meksikë. Ish-mesfushori i Juventusit, tani te Pumas, po kërkon me dëshpërim qenushen e tij Halo, e zhdukur më 9 tetor në San Miguel de Allende.

Megjithëse ka kaluar shumë kohë, Ramsey nuk i humb shpresat, por ka premtuar një shpërblim prej 10.000 dollarësh për këdo që e gjen ose ofron informacione të besueshme.

Që nga zhdukja, shumë vullnetarë e banorë lokalë janë përfshirë në kërkime, ndërsa nëpër qytet janë vendosur postera dhe pankarta për ta ndihmuar futbollistin dhe familjen e tij. Halo është një “beagle” 10-vjeçare, që ka nevojë për kujdes mjekësor.

Edhe bashkëshortja e tij, Colleen, ka bërë thirrje në rrjete sociale:

“Na ndihmoni ta kthejmë tek ne”. Në një postim prekës, Ramsey ka publikuar një foto me Halo, duke shkruar: “Çfarë nuk do të bëja për ta përqafuar edhe një herë”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

prnografi me femije dhe hmoseksulitet ilir prodes iu hap adrese e maili falso zbardhen sms te kercenuese ndaj qytetareve ne emer te drejtorit te policise 690218960811f
Lajmi i mëparshëm

“P*rnografi me fëmijë dhe h*moseksulitet”- Ilir Prodës iu hap adresë e-maili falso, zbardhen SMS-të kërcënuese ndaj qytetarëve në emër të Drejtorit të Policisë

prokuroria elaboron serish provat shtese ne gjykimin ndaj ish prokurorit biraj dhe tjereve mbrojtja i kundershton 6902190beed04
Lajmi i radhës

Prokuroria elaboron sërish provat shtesë në gjykimin ndaj ish-prokurorit Biraj dhe tjerëve, mbrojtja i kundërshton

Të fundit nga

ShkoLartë