ramos enderron kupen e botes pergatitet per rikthimin ne evrope 692adb5d2ab8a

Ramos ëndërron Kupën e Botës, përgatitet për rikthimin në Evropë

November 29, 2025
1 minut lexim

Mbrojtësi Sergio Ramos është gati të largohet nga Monterrey, me synimin e vetëm për të ringjallur ëndrrën e tij të rikthimit në Kombëtaren e Spanjës, shkruan Diario AS.

Legjenda e Real Madrid është 39 vjeç, por ambicia për të qenë pjesë e Botërorit 2026 nuk është shuar.

Sipas raportit, dy arsye kryesore e kanë shtyrë Ramosin drejt këtij vendimi: dëshira e familjes për t’u rikthyer në Spanjë dhe shpresa për të bindur përzgjedhësin Luis de la Fuente se ai mund të kontribuojë ende në nivelet më të larta.

Ramos beson se aktivizimi i rregullt në një kampionat më pranë

Shembulli i Aymeric Laporte, i cili u largua nga Arabia Saudite për t’u kthyer te Athletic Bilbao me mbështetjen e stafit të Spanjës, shihet si precedent i rëndësishëm.

Që nga viti 2021, Ramos nuk është aktivizuar më për “La Roja”, kur u lëndua në ndeshjen ndaj Kosovës. Ai nuk u grumbullua për Euro 2020, Kupën e Botës 2022 dhe as për Euro 2024 – një mungesë e gjatë për një futbollist që dikur ishte shtylla kryesore e mbrojtjes spanjolle.

Megjithatë, aventura në Monterrey nuk ka qenë negative: Ramos ka luajtur në Kupën e Botës për Klube dhe madje ka shënuar në turne, duke ruajtur nivelin e tij karakteristik defensiv.

stilit spanjoll, si dhe në gara me nivel më të lartë, mund ta ndihmojë të futet sërish në radarin e kombëtares.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

projekti per instalimin e paneleve diellore banoret e fshatit qinam ne kolonje proteste mbrojtja e kullotave e vetmja menyre per te ruajtur ekonomine tone 692adaf51c14e
Lajmi i mëparshëm

Projekti për instalimin e paneleve diellore, banorët e fshatit Qinam në Kolonjë protestë: Mbrojtja e kullotave, e vetmja mënyrë për të ruajtur ekonominë tonë

akademiku zbulon ngjashmerite e dallimet mes personaliteteve historike dhe dy pavaresive shqiptare 692adb670224c
Lajmi i radhës

Akademiku ‘zbulon’ ngjashmëritë e dallimet mes personaliteteve historike dhe dy pavarësive shqiptare

Të fundit nga

ShkoLartë