ramadani para ndeshjes ne therande klubi do te jap atomin e fundit ne fushe 68d410941f7da

Ramadani para ndeshjes në Therandë: Klubi do të jap atomin e fundit në fushë 

September 24, 2025
1 minut lexim

Drita e Gjilanit, kampion në fuqi, nesër (15.00) do të përballet me Ballkanin ën Therandë, në ndeshjen e javës së gjashtë të elitës së futbollit të Kosovës.

Kryetrajneri i Dritës, Zekirja Ramadani, flet për synimet. 

“Jam i bindur që edhe këtë vit do ta kemi rival direkt për objektivat tona.

Një Ballkan që ka kualitet,  edhe në aspektin kolektiv por edhe në atë individual, por unë gjithmonë mbështetem te ekipi jonë, te kualiteti jonë.

Ne e dimë se çfarë na pret, për çfarë rruge jemi nisur dhe në çdo takim ne futemi për të arkëtuar tre pikëshin sepse vetëm kështu ne mund të arrijmë objektivin tonë”, potencoi Ramadani.

Ai theksoi se do të jetë një ndeshje e vështirë, se vetë ekipi është i motivuar.

“Kemi analizuar skuadrën kundërshtare.

Një skuadër vërtet në super formë.

Ne kemi punuar për ta ndalë Ballkanin dhe jo individin.

Ne kemi vërtet disiplinë por nëse arrijmë fitoren kjo nuk do të thotë që kemi fituar titullin, por edhe nëse e kemi humbur ndeshjen nuk do të thotë se e kemi humbur kampionatin.

Brenda ekipit kam futbollistë me eksperiencë të cilët më ndihmojnë edhe mua ta tejkalojmë së pari aspektin fizik dhe pastaj atë psikologjik” , tha Ramadani.

Sipas tij: “klubi do të jap atomin e fundit në fushë për të arritur objektivin”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kufizohen kredite per banesat banka e shqiperise pritet te ngadalesohet rritja e cmimeve 68d4104536c14
Lajmi i mëparshëm

​Kufizohen kreditë për banesat, Banka e Shqipërisë: Pritet të ngadalësohet rritja e çmimeve

presidentja osmani takohet me senatorin rubio 68d410a0ef791
Lajmi i radhës

Presidentja Osmani takohet me senatorin Rubio

Të fundit nga

ShkoLartë