RAMADAN RAMADANI

Ramadan Ramadani: BDI nuk reformohet andaj ka kaluar në AKI (VIDEO)

September 17, 2025
min lexim

Analisti politik Ramadan Ramadani, i ftuar në emisionin ZOOM në Televizionin e Maqedonisë (RTVM), komentoi zhvillimet aktuale politike në kampin shqiptar në prag të zgjedhjeve lokale dhe implikimet e tyre për skenën kombëtare.

Ai theksoi se në lojë janë dy qasje të ndryshme të koalicioneve shqiptare: njëra që përgatitet seriozisht për garën lokale dhe tjetra që përdor zgjedhjet si mjet për të arritur qëllime më të gjera politike.

Sipas Ramadanit, një pjesë e koalicioneve, të cilat tashmë kanë investuar shumë përgatitje për zgjedhjet lokale, nuk janë të gatshme të heqin dorë nga mundi i deritanishëm.

“Ka koalicione që kanë punuar shumë për zgjedhjet lokale dhe nuk duan të humbin mundin e tyre. Për ta, kjo garë është e rëndësishme dhe duan të marrin rezultat konkret,” theksoi Ramadani.

Në anën tjetër, ai vlerësoi se Koalicioni AKI, që përfshin forca të reja politike, nuk ka lejuar një reformim të vërtetë të skenës shqiptare, dhe sipas tij, po shfrytëzon strukturën e vjetër për të ruajtur status quo-në politike.

“Koalicioni AKI është simptomatik – ka bërë gjithçka për të mos lejuar reformimin e domosdoshëm në skenën politike shqiptare. Derisa nuk ndodh reforma që ta lëshojë Ali Ahmeti dhe të vijë Bujar Osmani ose dikush tjetër, kjo strukturë vetëm rotullohet brenda vetes,” u shpreh analisti.

Ramadani përmendi edhe komunat me shumicë shqiptare si Dibra, Struga dhe Haraçina, që sipas tij, mbahen “në dorë” nga lidershipi aktual për të mos lejuar ndryshim të brendshëm në parti.

Ai theksoi se qëllimi i disa forcave politike është të përdorin zgjedhjet lokale për të legjitimuar kërkesën për zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke e shtyrë diskursin publik në atë drejtim.

“Qëllimi i këtyre aktorëve është të arrijnë legjitimitet për të kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ata e dinë se në rrethana normale nuk i afrohet pushteti maqedonas për dorëheqje apo rotacion,” vlerësoi ai.

Në fund, Ramadani komentoi edhe përqindjen në rritje të votës maqedonase që po i largohet LSDM-së dhe po shkon drejt formacioneve të reja si ZNAM, duke e quajtur këtë një “rezultat të papërsëritshëm”, që ka ardhur si pasojë e dobësisë së LSDM-së dhe paaftësisë për të mobilizuar bazën e vet tradicionale.

“ZNAM është një parti e përkohshme, e krijuar nga vakumi i LSDM-së dhe nga njerëz që nuk guxojnë të dalin kundër VMRO-së. Por kjo nuk është një zgjidhje afatgjate është një fenomen që nuk do të përsëritet,” përfundoi Ramadani.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dyshimet per keqperdorime ne ndertimin e teatrit te tetoves seanca gjyqesore shtyhet per me 8 tetor 68ca8ef7780fb
Lajmi i mëparshëm

Dyshimet për keqpërdorime në ndërtimin e Teatrit të Tetovës, seanca gjyqësore shtyhet për më 8 tetor

zjarri ne trubareve u zgjatet paraburgimi kater te dyshuarve 68ca9c16c1e15
Lajmi i radhës

Zjarri në Trubarevë, u zgjatet paraburgimi katër të dyshuarve

Të fundit nga

ShkoLartë